KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ikin shqiptarët, qeveria lehtëson procedurat për të huajt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ikin shqiptarët, qeveria lehtëson procedurat për të huajt
AktualeEkonomiKryesorePolitikeSociale

Ikin shqiptarët, qeveria lehtëson procedurat për të huajt

Përditësimi i fundit: 4 Prill, 2025 1:16 pm
218 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka depozituar në Kuvend ndryshime për ligjin e të huajve që pritet të lehtësojnë veçanërisht regjimin e punësimit dhe qëndrimit në vendin tonë.

Tri kategori të reja do të njihen ligjërisht për t’u pajisur me leje qëndrimi: investitorët, të vetëpunësuarit dhe punëtorët e shtëpisë.

Të huajt pajisen me leje qëndrimi si investitor, për herë të parë me një afat kohor dyvjeçar kur bën një investim në Republikën e Shqipërisë; për çdo person të huaj ka të punësuar pesë shtetas shqiptarë dhe ky raport të ruhet edhe në bordin drejtues; paga e tyre të paktën sa mesatarja e pagës së paguar në Shqipëri për këto poste të vitit pararendës; subjekti të zotërojë dokumente të rregullta, me të cilat të provojë se aktiviteti i tij nuk është me humbje, si dhe dokumente të rregullta të regjistrimit dhe shlyerjes së detyrimeve në organet tatimore. Sipas propozimit, leja e qëndrimit si investitor ripërtërihet me afat kohor trevjeçar, nëse nuk kanë ndryshuar kushtet për të cilat është dhënë leja e mëparshme.

Leja unike për të huajt

Aktualisht, një nga tipet e lejeve unike është “Kartë blu AL”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat të përcaktuar vetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të.

Me ndryshimet e propozuara lehtësohet dhënia e kësaj leje nëse në kontratën e punës përcaktohet se paga mesatare vjetore bruto është minimalisht sa paga mesatare vjetore bruto kombëtare.

Leja unike për të huajin lëshohet duke mbajtur parasysh zhvillimet dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Shqipërisë, thuhet në projekligj. Kërkesa për leje unike bëhet on-line dhe shqyrtohet nga AKPA-ja dhe autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.

Kategoritë, që përjashtohen nga detyrimi për të marrë miratimin e AKPA-s janë anëtari i familjes i një shtetasi të huaj me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë; studentët; të huajt që përjashtohen nga miratimi për punësim; au pairs; të huajt me statusin e viktimës së mundshme apo viktimës së trafikimit; refugjatët; i huaji me mbrojtje të përkohshme; si dhe i huaji me statusin e mbrojtjes plotësuese.

Në dispozitën kalimtare parashikohet se i huaji, të cilit i është lëshuar leje qëndrimi ose leje unike afati i së cilës përfundon pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të këtij ligji, nëse kushtet për të cilat është dhënë kjo leje mbeten të njëjta, vazhdon të përdorë dokumentin e dhënë, pavarësisht se ky ligj përcakton emërtim të ndryshëm të dokumentit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miliarderët humbën 208 miliardë dollarë në një ditë të vetme nga tarifat
Artikulli tjetër Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.