KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërkesa e avokatëve të Berishës nuk u kundërshtua, kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK për dosjen “Partizani”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kërkesa e avokatëve të Berishës nuk u kundërshtua, kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK për dosjen “Partizani”
FokusKomentKryesorePolitikeZhvillim

Kërkesa e avokatëve të Berishës nuk u kundërshtua, kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK për dosjen “Partizani”

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2026 10:52 am
166 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

GJKKO mbajti të enjten seancën e radhës të dosjes “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për korrupsion.

Avokatët e këtyre të fundit, kanë kërkuar që si dëshmitarë në këtë dosje, të thirret edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që mësohet se nuk është kundërshtuar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas mbrojtësve ligjorë të Berishës dhe Malltezit, është Rama që ka bërë ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, ndërsa theksojnë se për këtë çështje, kreu i qeverisë nuk është pyetur asnjëherë.

Ndërsa bëhet me dije se prokurorët e SPAK nuk e kundërshtuan kërkesën, por e lanë në dorë të gjykatës nëse Edi Rama do të japë dëshminë në çështje ku akuzohet rivali i tij kryesor politik.

Po ashtu, prokurorët i kërkuan GJKKO që të rrëzojë kërkesën e avokatëve të pandehurve, për pavlefshmëri të provave, e cila në thelb do të rrëzonte procesin.

“Kërkojmë që këto pretendime të mos merren parasysh dhe të rrëzohen”, mësohet të kenë thënë prokurorët.

Mësohet se në datën 15 prill, Gjykata e Posaçme do të marrë vendimin për kërkesat e avokatëve të Berishës dhe Malltezit.

Gjithashtu sot është mbajtur seanca e radhës, për heqjen e sekuestros të mbi 25 pasurive të Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortes së tij Argita Malltezi.

Avokati Klodian Skënderi deklaroi se klienti i tij, Jamarbër Malltezi, për shkak të sekuestrimit të pasurive e ka të pamundur një jetesë normale.

Ndërsa vetë Malltezi raportohet se ka thënë në seancë se nuk ka mundësi të paguajë as avokatet, duke i cenuar të drejtën për një mbrojtje efektive dhe akses në drejtësi.  Ndërsa këto fakte janë kundërshtuar nga Prokurorët e SPAK.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tre ministra grekë japin dorëheqjen, po hetohen për mashtrim me fondet e BE-së
Artikulli tjetër Miliona nga taksat e makinave, por rrugët lihen në harresë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.