KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
AnalizeBotaFokusPolitike

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 8:36 am
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nënshkruar nga 46 shtete. “Ruajtja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës është fondamentale”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Alain Berset. “Në sfondin e sfidave komplekse të kohës sonë detyra jonë është ta forcojmë Konventën dhe jo ta dobësojmë atë”, theksoi ai. “Në një shoqëri, kur mbizotëron shteti ligjor, drejtësia nuk duhet të bjerë nën presionin politik”, nënvizoi më tej Berset.

Në një letër të hapur, që u bë publike të enjten (22.05.2025) nga zyra e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, disa vende anëtare të BE-së kërkojnë një debat parimor lidhur me interpretimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Shkas për këtë është shqetësimi, se konventa nuk është më e mjaftueshme për të reaguar ndaj sfidave aktuale, veçanërisht sa ka të bëjë me migrimin.

Kjo kërkesë është nënshkruar nga qeveritë e Italisë, Danimarkës, Polonisë, Austrisë, Belgjikës, Letonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Çekisë.

Kritika ndaj vendimeve gjyqësore për migracionin

Dokumenti në fjalë u publikua pas takimit ndërmjet kryeministres italiane Meloni dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen në Romë. Të dyja kryeministret ndjekin një politikë restriktive migracioni. Në një deklaratë të përbashkët thuhet,se: “Ne duhet të rivendosim ekuilibrin e duhur.” Ka ardhur koha për një diskutim, “se si konventat ndërkombëtare t’u përshtaten sfidave të kohës sonë”.

Nënshkruesit e deklaratës kërkojnë gjithashtu, “të shohin se si Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka zhvilluar interpretimet e veta të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata në Strasburg së fundi ka trajtuar raste kundër Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, ku bëhej fjalë për trajtim të kundërligjshëm të migrantëve. Danimarkës madje iu kërkua që të ndryshojë rregulloren lidhur me bashkimin familjar. Gjykata gjithashtu ka dënuar disa herë Italinë për trajtimin ndaj emigrantëve.

Në letrën e hapur të nëntë vendeve shprehimisht thuhet, “nëse gjykata në disa raste e ka tejkaluar kuadrin në interpretimin e konventës dhe nëse me këtë e ka ndryshuar ekuilibrin mes interesave që duhen mbrojtur”. Në disa raste është kufizuar aaftësia e vendeve për “të marrë vendime politike në demokracitë tona”.

Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla të reja për khimin e migrantëve

Sipas Agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve, Frontex, numri i kalimeve ilegale të kufirit në Bashkimin Europian vitin e kaluar është ulur me 38 përqind në 239.000 raste. Më 2023 hyrjet ilegalisht shënuan numrin më të lartë që prej dhjetë vjetësh.

Megjithatë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së i kërkuan Komisionit të BE-së në samitin e mbajtur në tetor 2024 “urgjentisht” rregulla të reja për kthimet e migrantëve të ardhur ilegalisht. Kësaj i parapriu rritja masive e presionit politik për këtë problematikë në Gjermani, në Austri dhe në vende të tjera.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po ndryshon tregun e punës në Kosovë, inteligjenca artificiale?
Artikulli tjetër BE fiton kohë – Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.