KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Çfarë fshihet pas rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë/ Çfarë fshihet pas rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje?
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniSociale

Kosovë/ Çfarë fshihet pas rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje?

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 2:13 pm
207 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojnë.

Në një vend ku dalja në zgjedhje ka qenë tradicionalisht e lartë, kjo nuk është thjesht një statistikë – është zile alarmi për sistemin politik, thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe sociale.

Zgjedhjet e 7 qershorit prodhuan një nga nivelet më të ulëta të pjesëmarrjes në vitet e fundit, duke ngritur, sipas tyre, pyetje serioze për përfaqësimin, besimin dhe funksionimin e demokracisë.

Nga 1.959.962 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 726.071 votuan, ose 37.05%, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Krahasuar me rreth 45% pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar, rënia është e ndjeshme.

Abstenimi si revoltë

Sociologu Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut, e sheh këtë rënie si pasqyrim të drejtpërdrejtë të zhgënjimit të qytetarëve ndaj klasës politike.

Sipas tij, fakti që këto janë zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë – pas atyre të 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit – ka prodhuar lodhje të theksuar tek elektorati.

“Thirrjet e shpeshta për votim perceptohen si shenjë e një sistemi që nuk arrin të funksionojë normalisht”, vlerëson ai për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e motivimit për pjesëmarrje.

Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” në Prishtinë e përkufizon këtë fenomen si një “abstenim revoltues”.

Sipas tij, qytetarët nuk zgjodhën të ndëshkojnë vetëm një parti – as pushtetin, as opozitën.

“Ata, thjesht, ndjenë se nuk përfaqësohen nga asnjëra palë dhe qëndruan në shtëpi. Ky është një reagim racional ndaj një politike që nuk prodhon zgjidhje konkrete”, thekson Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kriza e besimit dhe cikli i pafund i krizave

Përtej lodhjes zgjedhore, Gollopeni nënvizon edhe një problem tjetër: krizën e besimit në politikë.

“Vitet e fundit janë karakterizuar nga vështirësi në formimin dhe funksionalizimin e institucioneve, kriza të përsëritura politike dhe një perceptim i përhapur se, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, jeta e qytetarëve nuk ndryshon”, thotë ai.

Ky perceptim, i kombinuar me rritjen e kostos së jetesës, pasigurinë ekonomike dhe emigrimin, ka zhvendosur fokusin e qytetarëve larg politikës.

“Vëmendja zhvendoset nga politika te sfidat e përditshme. Dhe kjo e bën pjesëmarrjen në zgjedhje më pak ose aspak prioritare, sidomos për të rinjtë ose për ata që ndihen të shkëputur nga proceset institucionale”, shton ai.

“Zile zgjimi” për partitë politike

Rënia e pjesëmarrjes u vlerësua si shqetësuese edhe nga misionet ndërkombëtare dhe organizatat vendore.

Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) e cilësoi këtë trend si një “zile zgjimi” për subjektet politike, ndonëse procesin zgjedhor e vlerësoi si të qetë dhe profesional.

Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) vlerësoi, po ashtu, se zgjedhjet e fundit u mbajtën në një klimë të qartë lodhjeje zgjedhore dhe me interesim dukshëm më të ulët krahasuar me proceset e fundit.

Një nga faktorët, sipas saj, mbetet edhe mungesa e ofertave të reja politike dhe riciklimi i të njëjtave figura dhe premtime gjatë fushatave.

Vetë partitë nuk e adresuan drejtpërdrejt këtë fenomen, ndërsa për të tërhoqën vëmendjen disa përfaqësues diplomatikë në vend.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se “pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”.

Rezultatet dhe ndryshimet

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para me rreth 42% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 21%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 17%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 7% dhe Lista Serbe me rreth 6%.

Këto rezultate, ndonëse nuk përfshijnë votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, tregojnë disa ndryshime në pozicionim krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) konsideron se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon angazhim qytetar dhe legjitimitet të sistemit politik, ndërsa rënia e saj, sidomos në mesin e të rinjve, është trend në shumë vende.

Në një raport të publikuar nga OECD-ja në vitin 2024 thuhet se një në katër të rinj nuk ka fare interes për politikën, krahasuar me një në pesë për të gjitha grup-moshat.

“Midis fillimit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2020, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në të gjithë OECD-në ra nga 75% në 65% mesatarisht”, sipas këtij raporti.

Ngjashëm, edhe një analizë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) tregon se pjesëmarrja globale në zgjedhje ka rënë nga rreth 65% në vitin 2008 në rreth 56% më 2023, duke reflektuar rritjen e skepticizmit ndaj proceseve demokratike.

Si të rikthehet besimi?

Për ekspertët, rënia e pjesëmarrjes është sfidë politike që kërkon zgjidhje të thella.

Kamberi përmend mundësinë e reformave në legjislacionin zgjedhor, duke përfshirë edhe modele si votimi i detyrueshëm, i aplikuar në vende si Belgjika.

“Ajo që është e qartë, është se duhet rishikim apo një reformë e thellë e legjislacionit në fuqi për zgjedhjet”, pohon Kamberi.

Për Gollopenin, çelësi mbetet te besimi.

“Qytetarët duhet të shohin se zgjedhjet prodhojnë zgjidhje, jo kriza. Vetëm atëherë pjesëmarrja mund të rritet”, thotë ai.

Ai paralajmëron se abstenimi, megjithëse i kuptueshëm si reagim, në fund është një zgjedhje që mund t’i dëmtojë vetë qytetarët.

“Nëse tërhiqemi nga proceset elektorale, rrezikojmë të prodhojmë situata edhe më të pafavorshme për mirëqenien tonë”, përfundon Gollopeni.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë
Artikulli tjetër Luftë e ashpër fjalësh për flamingot/ Çarë rrezikon Shqipëria?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.