KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, Gjykata Kushtetuese: Masë e përkohshme ndaj deputetëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, Gjykata Kushtetuese: Masë e përkohshme ndaj deputetëve
AktualeAnalizeKomentPolitikeRajoni

Kosovë, Gjykata Kushtetuese: Masë e përkohshme ndaj deputetëve

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2025 10:28 am
260 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një mase të përkohshme ua ndalon deputetëve të marrin çdo vendim apo veprim pas kalimit të afatit 30-ditor që do të duhej të konstituohej Parlamenti. Ky afat përfundon nesër më datë 26 korrik dhe masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më datë 27.07 dhe vlen deri më 8 gusht, kohë kjo e përcaktuar nga Kushtetuesja deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar. Njoftimi për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për deputetët u bë mbrëmë nga vetë Gjykata pak para mesnatës, vetëm disa orë para se deputetët e Kuvendit të Kosovës të tentojnë për të 52-tën herë me radhë që ta konstituojnë Kuvendin.

Shqetësimi i Gjykatës Kushtetuese mbi situatën aktuale

Gjykata Kushtetuese konsideron në vendimin e saj që “nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 27 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës”. “Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ngërçi politik vazhdon

Edhe Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani tre ditë më parë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh. Madje Presidentja ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesën për këtë masë të përkohshme, presidentja Osmani e arsyeton si një “mundësi që të shmanget futja e institucioneve në bllokadë pa fund”.

Gjykata Kushtetuese pati dalë me aktgjykim për ngërçin politik më 26 qershor, duke obliguar deputetët që ta konstituonin Kuvendin brenda 30 ditëve, afat ky që skadon nesër. Megjithatë, deputetët edhe pse mbanin seanca çdo 48 orë, nuk kanë arritur deri më tani pajtim për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri e as për mënyrën e votimit për të. Të premten më 25.07, bëhet përpjekja e fundit në këtë fazë e deputetëve që ta konstituojnë Kuvendin, ndonëse deri tash nuk ka marrëveshje politike që do ta mundësonte një gjë të tillë.

 

Marrë nga DEutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 100 mijë njerëz të evakuuar pas dy ditë përleshjesh kufitare Tajlandë-Kamboxhia
Artikulli tjetër Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.