KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë: Zgjedhje pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë: Zgjedhje pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Kosovë: Zgjedhje pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2025 11:45 am
189 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan një balancë të re lokale mes partive politike – me fuqi pothuajse të barabartë.

Përmbajtja
Partitë politike dhe komunat ku fituan kandidatët e tyre për kryetarRezultati i partive në zgjedhjet lokale në vitin 2021

Bazuar në të dyja rundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti udhëheqjen në pesë.

Nisma Socialdemokrate, Partia Turke KDTP dhe iniciativa e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila. Ndërsa, Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe..

Një rezultat i fragmentuar politikisht

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se këto rezultate nuk kanë prodhuar një fitues apo humbës të qartë në nivel partie.

“Në përgjithësi, është një shpërndarje shumë e llojllojshme e fituesve – gjë që, logjikisht, nuk lejon të ketë fitues apo humbës absolut. Por, gjithsesi, partitë do ta interpretojnë sipas dëshirave të tyre”, thotë ai.

Partitë politike dhe komunat ku fituan kandidatët e tyre për kryetar

Lëvizja Vetëvendosje (7 komuna): Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (7 komuna): Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik, Istog dhe Lipjan

Partia Demokratike e Kosovës (6 komuna): Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Skënderaj, Ferizaj dhe Han i Elezit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (5 komuna): Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec dhe Deçan

Partia Turke KDTP (1 komunë): Mamushë

Nisma Socialdemokrate (1 komunë): Malishevë

Iniciativa e Ramiz Lladrovcit (1 komunë): Drenas

Lista Serbe (10 komuna): Kllokot, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut

Në të njëjtën linjë është edhe politologu Dritëro Arifi, i cili thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka dëshmuar një përhapje më të gjerë gjeografike sesa në zgjedhjet e mëparshme, megjithëse në nivel asambleje ajo mbetet forca e tretë.

“Është një balancë interesante. Me asamble, LVV-ja është në vendin e tretë, por me komuna (kryetarë) është më mirë se ka qenë para katër ose tetë vjetësh. Unë do të thosha se jemi duke parë një fragmentarizim të pushtetit lokal – me një rënie të lehtë edhe të PDK-së në krye të komunave, por jo në nivel asambleje”, shpjegon Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Përqendrimi në qendrat kryesore

Sipas Muhaxhirit, partitë do ta matin suksesin e tyre në bazë të fitores në qendrat kryesore.

“LDK-ja do të mbështetet te fitorja në Prishtinë, por duhet të merret parasysh se ka humbur dy bastione tradicionale: Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Në anën tjetër, LVV-ja ka shënuar avancim të rëndësishëm, veçanërisht me fitoren në Mitrovicën e Jugut”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se PDK-ja nuk ka performuar mirë në këto zgjedhje, por ka arritur të ruajë Prizrenin – një nga komunat më të rëndësishme të vendit.

AAK-ja mbajti të gjitha komunat që i qeveriste më parë, gjë që, sipas Muhaxhirit, është një rezultat i qëndrueshëm.

Rezultati i partive në zgjedhjet lokale në vitin 2021

Partia Demokratike e Kosovës (9 komuna): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Han i Elezit dhe Ferizaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (7 komuna): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë dhe Lipjan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (5 komuna): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë dhe Deçan

Lëvizja Vetëvendosje (4 komuna): Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime

Nisma Socialdemokrate (1 komunë): Malishevë

Xhafer Gashi (1 komunë): Obiliq

Lista Serbe (10 komuna): Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut dhe Kllokot

Pasojat në skenën kombëtare

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në një kohë të paqartësive politike në nivel qendror, teksa mbetet e hapur çështja nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo do të qartësohet deri më 19 nëntor, kur përfundon afati për mandatarin e LVV-së, Glauk Konjufca, që të formojë dhe paraqesë qeverinë në Kuvend.

Analistët thonë se rezultatet lokale u japin partive një pasqyrë të qartë për përgatitjen e zgjedhjeve eventuale nacionale.

Arifi thekson se vetëm dy komuna – Prishtina dhe Mitrovica e Jugut – kanë peshë reale për matjen e forcës partiake.

“Fitorja në Prishtinë i jep një përparësi të lehtë LDK-së, por nuk është fitore absolute, sepse pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe shumë votues nuk i përkasin LDK-së. Por, nuk është matës i mirë vetëm kryetari i komunës dhe balotazhi. Shpeshherë kjo di të mashtrojë”, thotë Arifi.

Në të njëjtën frymë, ai shton se në Mitrovicën e Jugut, ku fitoi Faton Peci i LVV-së ndaj Arian Tahirit të PDK-së, asambleja komunale mbetet e fragmentuar – çka reflekton kompleksitetin e votës lokale.

Sipas Muhaxhirit, rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se nuk priten ndryshime të mëdha në skenën politike kombëtare, përveç nëse partitë ndryshojnë qasje.

Nëse partitë vazhdojnë me të njëjtin stil, LVV-ja “do të mbetet në populizëm”, ndërsa të tjerat do të vuajnë nga “mungesa e kreativitetit dhe guximit për të ndryshuar”, thotë ai.

“Nëse kjo gjendje ‘fotokopjohet’ në nivel qendror, nuk do të kemi dallime të mëdha nga sot”, shton Muhaxhiri.

Rënia e pjesëmarrjes – sinjal për partitë

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët: rreth 40 për qind në rundin e parë dhe vetëm 32 për qind në balotazh.

Sipas Arifit, kjo tregon se qytetarët janë zhgënjyer nga ofertat politike, të cilat ende fokusohen në çështje bazike, si kanalizimi e ujësjellësi.

“Unë nuk kam parë kandidat, i cili me të vërtetë ka investuar shumë në një vizion apo program që mund të jetë i zbatueshëm në katër vjetët e ardhshëm. Ne ende flasim për kanalizim e ujë – në vitin 2025”, shprehet Arifi.

Muhaxhiri e sheh rënien e daljes në votime si mungesë motivimi dhe sinjal paralajmërues për partitë para zgjedhjeve të mundshme parlamentare.

“Votuesit kanë kritere reale dhe të sakta. Ata nuk panë ofertë të besueshme… Mesazhi është i qartë: nevojitet politikë racionale dhe më pak polarizuese”, përfundon Muhaxhiri.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Artikulli tjetër Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.