KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia
BotaFokusKomentPolitike

Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2025 9:08 pm
251 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të Moskës në Zvicër, duke e akuzuar Evropën se po mirëpret “kriminelë të luftës” pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainë, disa fuqi dhe institucione perëndimore po rrezikojnë që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën.

Përmes një letre të hapur, të nënshkruar nga ish-të burgosur politikë si Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov dhe Ilya Yashin, akuzuan Zvicrën për mikpritjen e aleatëve kryesorë të Putinit, përfshirë kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, në kohën kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës.

Një delegacion i kryesuar nga Valentina Matvienko, kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, mbërriti në Gjenevë të dielën për të marrë pjesë në një takim treditor të parlamentarëve globalë që nisi të hënën.

Delegacioni përfshinte gjithashtu Pjotr Tolstoin, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, dhe Leonid Slutskin, kryetar i Komitetit për çështje ndërkombëtare i kësaj dhome.

Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe sanksione ndërkombëtare.

Kjo vizitë duket të jetë e nivelit më të lartë e zhvilluar në Evropë nga parlamentarë rusë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Ndërsa Gjeneva pret kriminelët e luftës Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky, trupat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme raketore ndaj qyteteve ukrainase. Po vdesin civilë, fëmijë dhe gra”, u tha në letër.

Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë “figura kyç të regjimit të Putinit, drejtpërdrejt përgjegjës për nisjen e luftës së agresionit kundër Ukrainës, shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe përndjekjet në shkallë të gjerë brenda Rusisë”, u tha në letrën e hapur.

“Kjo pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare në Zvicër duhet të jetë e ndaluar dhe ata të arrestohen”.

Ngjarja treditore u organizua nga Unioni Ndërparlamentar (IPU), një organizatë e parlamenteve kombëtare, me seli në Gjenevë.

Zvicra tha se në këtë rast ka vepruar në bazë të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Si shtet mikpritës, Zvicra bën gjithçka që është e mundur për të lehtësuar punën e organizatave ndërkombëtare që kanë seli në territorin e saj, dhe veçanërisht në Gjenevë”, tha për AFP një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.

Autoritetet zvicerane mund të autorizojnë përjashtime nga kufizimet e udhëtimit, “sidomos nëse personi po udhëton për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare”, shtoi zëdhënësi.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur zemërim për pjesëmarrjen e delegacionit rus në ngjarjen në Zvicër.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ulet rreziku për cunami në disa vende, pas tërmetit të fuqishëm
Artikulli tjetër Zjarrfikësit të mbingarkuar: në Ballkan shpërthejnë zjarre

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.