KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mungoi në takimin e Krishtlindjes, ambasadori rus i përgjigjet Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mungoi në takimin e Krishtlindjes, ambasadori rus i përgjigjet Ramës
AktualeKomentPolitike

Mungoi në takimin e Krishtlindjes, ambasadori rus i përgjigjet Ramës

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 11:33 am
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ambasadori i ri i Federatës së Rusisë në Shqipëri, Aleksei Zaitsev ka treguar se nuk ka patur asnjë ftesë nga kryeministri Edi Rama për darkën me trupin diplomatik mbrëmjen e së martës në Kavajë

Zaitsev pretendon se përkundër deklaratsë së Edi Ramës, Rusia nuk ka refuzuar që ai vetë të ishte prezent me darkën  se Moska kishte refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa shprehet i hapur për dialog me qeverinë shqiptare për çdo çështje të hapur apo komplekse mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Mund të krijohet përshtypja se pala ruse refuzoi të marr pjesë në këtë pritje. Në fakt, autoritetet shqiptare nuk e ftuan ambasadorin rus në Shqipëri, në ngjarjen protokollare të fundvitit. Refuzimi i dialogut dhe bashkëpunimit nuk është zgjedhja jonë”, deklaron shefi i dplomacisë ruse në Tiranë.

Zaitsev thotë se Moska është e hapur për të diskutuar çdo çështje, qoftë edhe ato më komplekse me Tiranën, të cilën e konsideron partnere dhe se asnjëherë s’ka patur për qëllim që të ftohë marrëdhëniet.

“Pala ruse është e gatshme të diskutojë hapur edhe me partnerët shqiptarë, për çdo çështje, qoftë edhe atë më komplekse, për të zhvilluar një bashkëpunim me dobi të ndërsjelltë në interes të vendeve dhe popujve tanë. Nënvizoj, Rusia nuk ka qenë asnjëherë nismëtare e ftohjes së ndërveprimit me Tiranën. Për më tepër, në historinë e marrëdhënieve ruso-shqiptare baza reale për kontradiktat ekzistuese nuk ka“,  shprehet Zaitsev për MCN.

Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama mbajti një darkë me trupin diplomatik të huaj në Shqipëri duke theksuar se karrigia e ambasadorit të Rusisë ishte bosh, pasi ky i fundit nuk kishte preferuar të bëhej pjesë.

“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Rama.
Marrë nga MCN Tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bujqësia në kolaps total,
Artikulli tjetër Aktori i famshëm heq dorë nga filmat, bëhet prift

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.