KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën – Reagon Danimarka
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën – Reagon Danimarka
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën – Reagon Danimarka

Përditësimi i fundit: 23 Dhjetor, 2025 10:03 am
533 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën duke krijuar kësisoj tensione të reja. Danimarka, së cilës i përket ishulli gjigant me pasuri nëntokësore, kërkon shpjegim duke thirrur ambasadorin e SHBA-së.

Pas emërimit të një të dërguari të poçëm të SHBA-së për Groenlandën, ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen deklaroi në televizionin TV2 , se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin e SHBA-së Ken Howery.

Rasmussen më parë përmes një deklarate të bërë publike nga agjencia e lajmeve AFP i bëri thirrje SHBA-së, që të respektojë sovranitetin e Danimarkës. Qeveria e tij këmbëngul, që “kushdo – përfshi edhe SHBA – duhet të tregojë respekt për integritetin territorial të Danimarkës”, ka deklaruar Rasmussen. Ai tha, se “është shumë i indinjuar” për emërimin e një të dërguari për Groenlandën dhe e quajti këtë hap “krejt të papranueshëm”. Ditët e ardhëshme ambasadori i SHBA-së do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Danimarkës, për t‘i dhënë atij një “shpjegim” lidhur me këtë emërim.

Kryeministri i Groenlandës: Nuk mund të aneksosh një vend tjetër

Kryeministri i GroenlandësJens-Frederik Nielsen fillimisht nuk shprehu ndonjë indinjatë. Për këtë nuk ka asnjë arsye, shkruan ai në Facebook. Emërimi i një të ngarkuari të posaçëm nuk ndryshon asgjë në faktin, se Groenlanda e ka vet në dorë fatin e saj. “Ne bashkëpunojmë me kënaqësi me vende të tjera, edhe me SHBA-në, por kjo gjithmonë duhet të bëhet me respekt për ne, për vlerat dhe dëshirat tona”, shkruan Nielsen. “Ne do ta përcaktojmë vet të ardhmen tonë. Groenlanda është vendi ynë.”

Por më vonë në një deklaratë të përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen ai kërkoi ruajtjen e integritetit territorial të Groenlandës. “Ne e kemi thënë njëherë. Tani po e themi sërish. Kufijtë e vendeve dhe sovraniteti i shteteve janë të ankoruara në të drejtën ndërkombëtare”, theksuan të dy kryeministrat. “Këto janë parime bazë. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër.” Groenlanda u përket groenlandezëve dhe SHBA nuk mund ta marrin atë.

Trumpmuajt e fundit në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar me marrjen e territorit ishull me pasuri nëntokësore që i përket Danimarkës. Të dielën (20.12.2025) ai në platformën e tij Truth Social komunikoi emërimin e Jeff Landry, guvernator i shtetit të Luizianës, si të ngarkuar për Groenlandën.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova: Fundi i bllokadës politike nga zgjedhjet e reja?
Artikulli tjetër Protesta e opozitës/ Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kundërshtuan efektivët e policisë, arrestohen 4 qytetarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.