KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pak muaj pasi morri drejtimin e Departamentit të Efikasitetit, dorëhiqet Elon Musk
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pak muaj pasi morri drejtimin e Departamentit të Efikasitetit, dorëhiqet Elon Musk
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

Pak muaj pasi morri drejtimin e Departamentit të Efikasitetit, dorëhiqet Elon Musk

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 9:42 am
273 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe në tregjet financiare.

Presidenti Donald Trump i ka thënë kabinetit të tij dhe rrethit të ngushtë se themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX do të largohet nga detyra si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, për t’u rikthyer në botën e biznesit.
Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë anëtarëve të kabinetit të tij dhe kontakteve të ngushta se aleati i tij miliarder, Elon Musk, së shpejti do të tërhiqet nga roli i tij në qeveri, raportoi të mërkurën Politico, duke cituar tre persona pranë Trumpit.

Trump i kishte ngarkuar CEO-n e Teslas dhe SpaceX detyrën për të udhëhequr përpjekjet për uljen e financimeve qeveritare dhe shpërbërjen e disa agjencive të SHBA-së, në cilësinë e një punonjësi të veçantë qeveritar. Politico raportoi se si Trump, ashtu edhe Musk, kanë vendosur ditët e fundit që Musk së shpejti do t’i kthehet bizneseve të tij, por nuk është caktuar një datë e saktë për largimin.

Musk ishte caktuar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj, por largimi i tij i papritur ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në administratën federale, pavarësisht se është raportuar si një vendim i përbashkët mes tij dhe Trump, me Presidentin amerikan që deklaroi se ai mbetet i kënaqur me punën e Musk.

CEO i Tesla ishte një figurë e debatueshme për shkak të përpjekjeve të tij për të shkurtuar ndjeshëm administratën publike, çka solli shkarkime masive dhe padi kundër qeverisë Trump.

Musk gjithashtu investoi 20 milionë dollarë në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë në Wisconsin, por kandidati republikan i humbi ato. Kjo e bëri atë një objektiv politik, pasi demokratët e portretizuan garën si një betejë mes popullit dhe Musk.

Ndërkohë, Tesla pësoi një rënie të ndjeshme në shitje dhe aksionet e saj ranë, ndërsa disa pika shitjeje u vunë në shënjestër me zjarrvënie. Megjithatë, lajmi për rikthimin e Musk në biznes bëri që aksionet e kompanive të tij të rriteshin sërish.

Marrëdhënia e tij me Trump ka qenë e afërt, me miliarderin që shpesh shfaqej përkrah presidentit në Shtëpinë e Bardhë dhe në udhëtime zyrtare. Madje, Trump e përdori lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një ekspozitë për makinat Tesla dhe i bleu personalisht një prej tyre për më shumë se 80 mijë dollarë.

Pavarësisht mbështetjes publike, Trump ka sinjalizuar në privatësi se anëtarët e kabinetit të tij janë përgjegjës për departamentet e tyre, jo Musk. Sakaq, ky vendim pritet të ketë ndikime të mëdha si në politikën amerikane, ashtu edhe në bizneset e Musk.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Del libri “Dritëhijet e Zelenskyt”
Artikulli tjetër Parlamenti Europian ka probleme me transparencën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.