KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti Europian ka probleme me transparencën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Parlamenti Europian ka probleme me transparencën
AktualeBotaOpinionPolitikeSociale

Parlamenti Europian ka probleme me transparencën

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 9:46 am
227 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Dënimi i një prej figurave më të fuqishme të së djathtës ekstreme evropiane për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian, ka shkaktuar tronditje në mbarë kontinentin dhe më gjerë.

Por rasti i Marine Le Pen është vetëm një shembull i problemeve të transparencës që kanë pllakosur legjislaturën.

Nga Budapesti në Uashington, aleatët politikë të Le Penit janë ankuar për ndalimin pesëvjeçar të vendosur në fillim të kësaj jave nga një gjykatë në Paris ndaj Le Penit, për të kërkuar poste politike.

Verdikti mund të bllokojë shanset e saj për të siguruar presidencën e Francës në vitin 2027.

Udhëheqësja shumëvjeçare e partisë “Tubimi Kombëtar” dhe ish-deputetja e BE-së është një nga nëntë personat e dënuar në vendimin e së hënës në Paris për ridrejtimin e miliona eurove të destinuara për punën politike të BE-së, për t’i shërbyer interesave të brendshme të partisë.

Partia punësonte staf të cilët ishin deklaruar si asistentë të Parlamentit të BE-së, por në vend të kësaj kishin detyra të tjera, duke përfshirë truprojën e Le Penit.

Mbrojtësit e transparencës thonë se rasti nënvizon çështje më të gjera që lidhen me mungesën e mbikëqyrjes së shpenzimeve në legjislaturën e BE-së e që prek anëtarët në të gjithë spektrin politik.

Skandale të tjera korrupsioni

Zbulimet e një skeme të supozuar si “paratë për ndikim” të njohur ndryshe si “Qatargate”, që përfshin ligjvënës të profilit të lartë të qendrës së majtë të BE-së, asistentë, lobistë dhe të afërmit e tyre, u shfaqën në vitin 2022. Zyrtarët e Katarit dhe Marokut dyshohet se kanë paguar ryshfet për të ndikuar në vendimmarrje. Të dy vendet mohojnë përfshirjen.

Askush nuk është dënuar apo është në paraburgim. Perspektivat për një gjykim janë të paqarta.

Muajin e kaluar, disa persona janë arrestuar në një hetim të lidhur me kompaninë kineze “Huawei”, e cila dyshohet për ryshfet ndaj ligjvënësve të BE-së. Huawei ka thënë se ka marrë seriozisht akuzat dhe se kishte një “politikë zero tolerance ndaj korrupsionit”.

Vitin e kaluar, ndihmësi i ligjvënësit të shquar të ekstremit të djathtë të BE-së, Maximilian Krah është arrestuar në një rast të veçantë. Prokurorët gjermanë pretendonin se ndihmësi ishte një agjent kinez.

Krah, i cili që atëherë ka kaluar në legjislaturën federale të Gjermanisë, ka mohuar të gjitha njohuritë për dyshimet kundër ish-punonjësit të tij.

Çfarë bëjnë asistentët e parlamentit dhe cilat rregulla zbatohen?

720 ligjvënësit e Parlamentit të BE-së përfitojnë rreth 250 milionë dollarë në vit për të paguar asistentët e tyre për punë politike si administrata, shkrimi i fjalimeve ose studimi dhe hartimi i propozimeve ligjore.

Kritikët kanë paralajmëruar prej kohësh se fondi është i krijuar për abuzim financiar dhe politik.

Ligjvënësit shpesh janë hetuar nga zyra kundër mashtrimit e BE-së, OLAF.

Disa deputetë nuk kanë asistentë. Shumica kanë rreth pesë ose gjashtë. Në kohën kur është implikuar Le Peni, disa anëtarë kishin dhjetëra.

“Mbrojtësi”i saj 29-vjeçar, Jordan Bardella, i cili mund ta zëvendësojë atë në zgjedhjet presidenciale franceze në vitin 2027, ka tre asistentë. Disa kryejnë punë parlamentare në kryeqytetin belg dhe të BE-së në Bruksel ose në qytetin francez Strasburg, ku mblidhet legjislatura. Të tjerët punojnë në vendin e origjinës së anëtarit të parlamentit.

Vetëm dy rregulla duket se zbatohen: anëtarët e familjes nuk mund të punësohen dhe asistentët duhet të fokusohen në punët e BE-së dhe të mos punojnë kundër interesave të legjislativit. Por asambleja nuk ka një sistem të qartë për zbatimin e rregullave.

Çfarë thonë aleatët e Le Penit? 

Le Pen dhe aleatët e saj e cilësojnë atë si martire të një gjyqi të motivuar politikisht. Edhe kundërshtarët e saj kanë vënë në pikëpyetje nëse ishte e drejtë që gjykata e Parisit ta ndalonte atë të kandidonte për t’u bërë presidentja e ardhshme franceze.

Një gjyq apeli pritet vitin e ardhshëm, që mund të mbështesë ndalimin, ta anulojë atë ose ta përforcojë atë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

“Ky nuk është një rast i izoluar i deputetëve që keqpërdorin pagesat e tyre”, ka thënë për Associated Press Nick Aiossa, një aktivist nga zyra e BE-së e grupit të avokimit “Transparency International”. “

“E vetmja gjë e jashtëzakonshme në lidhje me këtë rast është ndoshta shtrirja e plotë e skemës së përvetësimit dhe se në fund ka drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shtuar ai.

Aiossa ka thënë se dënimet e dhëna për anëtarët dhe bashkëpunëtorët e “Tubimit Kombëtar”, shumë prej të cilëve gjithashtu u ndaluan të kandidonin për poste, nuk dukeshin të ishin ‘’një mjet ligjor për ta goditur kundërshtarin” siç pretendojnë aleatët e Le Penit.

“Unë mendoj se ajo që ne shohim është një gjyqësor i pavarur që vendos mbi një hetim shumë të gjerë, gati dekadash të përvetësimit mjaft të fshehtë”, ka thënë ai.

Si e kontrollon veten Parlamenti Europian?

Parlamenti Evropian mbështetet në gjyqësorin kombëtar, kryesisht në Belgjikë, dhe agjencinë e BE-së OLAF për të hetuar parregullsitë. OLAF nuk mund të ndjekë penalisht, por vetëm të hetojë dhe të japë rekomandime për veprim. Në vitin 2023, OLAF kishte lëshuar pesë rekomandime të lidhura me parlamentin e BE-së.

Sapo topi kalon te shtetet anëtare, ndjekja penale është e rrallë.

Parlamenti Evropian lëshon urdhra rikuperimi për paratë që dyshon se janë devijuar. Ai e ka bërë këtë në vitin 2016, kur ka udhëzuar UKIP-in (Partia e Pavarësisë e Mbretërisë së Bashkuar) dhe partnerët e saj të paguanin dhjetëra mijëra euro që besonte se ishin shpenzuar gabimisht.

Mirëpo një gjykatë e lartë e BE-së e kishte hedhur poshtë atë urdhër.

Ndonëse legjislatura ka shtrënguar disi rregullat e transparencës pas skandalit të Katarit, ajo ka votuar vazhdimisht kundër rritjes së konsiderueshme të mbikëqyrjes.

Fillimi i një organi të ri të etikës së BE-së që imponon standarde të përbashkëta ka ngecur për shkak të kundërshtimit nga grupi më i madh parlamentar, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pak muaj pasi morri drejtimin e Departamentit të Efikasitetit, dorëhiqet Elon Musk
Artikulli tjetër Mbi 3 000 të vdekur nga tërmeti në Birmani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.