KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PE bllokon hetimin publik të lidhjeve të Von der Leyen me kontratat e vaksinave Pfizer
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > PE bllokon hetimin publik të lidhjeve të Von der Leyen me kontratat e vaksinave Pfizer
BotaKorrupsionPolitike

PE bllokon hetimin publik të lidhjeve të Von der Leyen me kontratat e vaksinave Pfizer

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2024 6:34 am
182 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Krerët e parlamentit Evropian i kanë mbylur derën tashmë ekzaminimit publik të rolit personal të shefes së KE, Ursula von der Leyen në negocjatat e kontratave miliardere të vaksinave të COVID me kreun e grupit Pfizer.

Muajin e kaluar eurodeputetët e komisionit të posaçëm për COVID-19 kërkuan të ftonin von der Leyen t’i përgjigjej pyetjeve për kontratën më të madhe të vaksinave në BE, të nënshkruar në mesin e epidemisë. Ditët para kësaj kontrate shefja e BE ka shkëmbyer mesazhe private për çështjen me kreun e kompanisë së vaksinave Albert Bourla.

Por nne jë takim me dyer të mbyllura në fundjavë krerët e grupeve kryesore parlametnare të PE refuzuan të mbajnë pyetësorin publik, duke pranuar që von der Leyen t’i përgjigjet pyetjeve privatisht në të ardhmen, shkruan rrjeti Politico.

Kjo kthesë e papritur në lidhje me negocjatat private të von der Leyen për vaksinat e të gjithë bllokut evropian vjen pikërisht në mes të një debati për transparencën.

Kreu i kompanisë së vaksinave Albert Bourla

Por kreu i grupit parlamentar të Von der Leyen, Partia Popullore, Siegfried Mureșan, refuzonte akuzat se masa është për të mbrojtur von der Leyen.

“Konsensusi i gjerë ishte se jemi në një dialog që duhet të vazhdojë në formatet që kemi punuar deri tani”, tha ai për POLITICO.

Vendimi është një dështim në dukje për komisionin e hetimit të PE mbi COVID-19 të drejtuar nga socialistja belge Kathleen Van Brempt.

Dy grupime në PE, Konservatorët Evropianë dhe Reformistët kanë kërkuar më shumë llogaridhënie nga von der Leyen duke sugjeruar se ajo duhet të flasë në seancë plenare para panelit të dedikuar të  COVID.

Eurodeputeti holandez  Robert Roos, koordinator i komisionit, e quajti vendimin “të turpshëm.”

“Von der Leyen ka negocjuar një kontratë miliarda dollarëshe me paratë e taksapaguesve të BE, ne si PE duhet ta bëjmë të japë llogari dhe një takim jo-publik me krerët e grupeve, nuk është dhënie llogarie”.

Edhe komisionerja franceze Michèle Rivasi tha për vendimin se zyrtarët e BE “po e mbanin cështjen brenda familjes”.

Marrëveshja e vaksinave e negocjuar personalisht nga Von der Leyen arrinte në €35 miliardë euro në total, për 900 milionë doza vaksine BioNTech/Pfizer me mundësinë e blerjes së po aq të tjerave.

Miliona nga këto dosa janë tashmë në landfille prej ndalimit të programit dhe denoncimeve për efekte të rënda anësore, teksa kontraktorë të mbetur i kërkojnë Pfizer të anullojë porositë, por pa sukses.

New York Times, ka denoncuar se von der Leyen shkëmbente mesazhe private me kreun e Pfizer, Albert Bourla për hartimin e kontratës, dhe ka paditur për publikimin e tyre.

Një hetim publik ka nisur mbi veprimet e marrëveshjeve të vaksinave, deri tani pa përmendur emrin e shefes së KE von der Leyen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti për CNN: Serbia si Rusia, do zgjerim të territorit
Artikulli tjetër Beqaj përplas SPAK me gjykatën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.