KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Beqaj përplas SPAK me gjykatën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Beqaj përplas SPAK me gjykatën
KorrupsionZhvillim

Beqaj përplas SPAK me gjykatën

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2024 6:37 am
206 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy darka mirëseardhjeje njëra me vlerë 418 mijë lekë dhe tjetra 315 mijë lekë të faturuara dhe paguara për restorantin Gzona janë indiciet që e dyshojnë Ilir Beqajn se u korruptua si ish drejtor i përgjithshëm i SASPAK.

Por ndryshe nga sa konstaton SPAK , Gjykata e Posaçme konsideron se as për Beqajn as për Kurtulajn  nuk ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova që ta kenë kryer këtë krim përsa kohë rezulton se të ftuarit kanë darkuar aty.

Ky përshkrim e lë pa përgjigje gjyqësore pikëpyetjen tjetër që gjykata shtron,  nëse është në kompetencat e SPAK hetimi i drejtuesit të SASPAK, meqenëse ligji nuk e shpreh një gjë të tillë.

Por me një një kartë të tillë Ilir Beqaj do luajë në shkallët e tjera, edhe pse  pozita e tij është në vështirësi për tre veprat e veprat e tjera që po e heton SPAK. Jo vetëm për shkelje të barazisë në tendera dhe mashtrimit, por edhe  të detyrimit që kishte si deputet dhe ish ministër për të deklaruar pasuritë që dyshohen se i përkasin.

Konkretisht për dyshimet se ka pronësi të fshehur mbi GZONA dhe në një një automjet. Por  SPAK këmbëngul se ish koordinatori i Saspak Ermal Kurtulaj dyshohet se ngriti një skemë mashtrimi për të kaluar buxhetin e projekteve në favor të tij dhe të Ilir Beqaj.

Përplasja me gjykatën vazhdon edhe në këtë pikë mbasi trupa sugjeron që duhet gjurmuar më tej marrëdhënia e të dyve me subjekte të tjera për të ndjekur paratë dhe analizuar llogaritë bankare.

Në dosje SPAK thekson se janë të dyshimta 8 kontrata të sekuestruara që nuk u shpallën rregullisht mbasi subjektet u paracaktuan dhe më pas administratorët e tyre firmosën fatura fiktive për shërbime gjatë konferencave për mjedisin dhe energjetikën.

Prokurorja Elida Kackini përmend se Ilir Beqaj ishte në dijeni për eventin që do të organizonte Ministria e Turizmit e megjithëkëtë firmosi të njëjtin event që u sponsorizua nga SASPAK.

Përplasja tjetër mes SPAK dhe gjykatës është mbi profilin e Ilir Beqaj. Për SPAK ish ministri është një person me rrezikshmëri  të theksuar shoqërore. Argumenti sepse Beqaj njëherazi me masë detyrim paraqitje ai vazhdoi qetësisht veprimtarinë duke shfrytëzuar funksionin publik për interesa pasurore.

Gjykata thotë jo. Duke thënë se SPAK vazhdon të mbledhë prova dhe se ekziston rreziku i ikjes referuar veprave për të cilat ish funksionari po hetohet gjykata shton. “Nuk  është vendosur asnjë e dhënë tjetër që të dëshmojë rrezikshmërinë e tij në lidhje me sjelljen dhe personalitetin”. Ermal Kurtulajn e përshkruan me rol qendror dhe që duhet gjendur fijet e provave që e lidhin me Beqajn.

Nën hetim për skandalin e agjencisë Saspak janë tetë persona, secili prej tyre është shprehur se do i drejtohet Apelit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës

Konsensusi i rremë europian dhe pazari i madh i politikës shqiptare

“Gryka e Xhehenemit” në Sazan, rrezik për resortin e Jared Kushner

Shqipëria dhe BE përballë një krize demografike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PE bllokon hetimin publik të lidhjeve të Von der Leyen me kontratat e vaksinave Pfizer
Artikulli tjetër Microsoft detyron punonjësit në Kinë, të përdorimin telefonat Android për punë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”
Analize Bota Fokus Opinion Politike Sociale 15 Maj, 2026
Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.