KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Politikanët reformistë, shënjestra e re e regjimit iranian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Politikanët reformistë, shënjestra e re e regjimit iranian
AnalizeBotaFokusPolitike

Politikanët reformistë, shënjestra e re e regjimit iranian

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2026 11:18 am
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Irani i ka arrestuar disa politikanë të shquar reformistë, teksa autoritetet vazhdojnë t’i shtypin me dorë të hekurt disidentët, pas protestave të mëdha anti qeveritare – një prej kërcënimeve më serioze për pushtetin ndër vite.

Mediat iraniane kanë raportuar për arrestimin e Ebrahim Asqarzadehit, Mohsen Aminzadehit dhe Azar Mansurit – anëtarë të koalicionit Fronti Reformist – më 8 janar.

Javad Emam, zëdhënës i koalicionit, është arrestuar më 9 shkurt.

Autoritetet kanë përdorur forcë brutale për t’i shtypur protestat mbarëkombëtare që kanë shpërthyer në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke vrarë mijëra njerëz, sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e njeriut.

Prej atëherë, autoritetet kanë nisur një fushatë të arrestimeve masive dhe kanë shënjestruar aktivistë të shquar dhe figura politike.

Teherani ka thënë se fajtorë për trazirat ishin “terroristët e armatosur”, të cilët, sipas tij, janë përkrahur nga armiqtë e Iranit: Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk është bërë e qartë se çfarë akuzash rëndojnë mbi politikanët reformistë.

Agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin e Iranit, ka thënë më 9 shkurt se janë arrestuar “elementët aktivë në interes të regjimit zionist dhe Shteteve të Bashkuara”.

Katër persona janë arrestuar dhe akuzuar, ka thënë agjencia, pa ofruar më shumë hollësi.

Mizan i ka akuzuar katër personat se kanë punuar “për të shkatërruar kohezionin kombëtar duke bërë akuza dhe duke shpërndarë pozicione të pavërteta kundër shtetit” gjatë protestave masive.

Mansuri e ka udhëhequr Frontin Reformist prej vitit 2023. Ajo ka shërbyer si këshilltare e ish-presidentit reformist, Mohammad Khatami.

Asqarzadeh ishte dikur anëtar i Parlamentit, ndërsa Aminzadeh ishte zëvendësministër i Jashtëm sa Khatami ka qenë në pushtet.

Aktivisti dhe ish i burgosuri politik, Hossein Razzaq i ka thënë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se autoritetet janë duke shtypur çdo formë disidence.

Fronti Reformist ka qenë shumë kritik ndaj autoriteteve në të kaluarën.

Përmes një deklarate të lëshuar në kohën e shtypjes së protestave, koalicioni ka thënë se “një pjesë e madhe e shtetasve iranianë e kanë humbur besimin në të gjitha institucionet dhe kapacitetet që supozohej t’i mbronin dhe përfaqësonin kërkesat e tyre”.

Pas përfundimit të luftës 12-ditore kundër Izraelit, në qershor të vitit 2025, Fronti Reformues ka paralajmëruar se shtetin e pret një “shembje graduale” nëse nuk kryhen reforma thelbësore.

Arrestimi i katër reformistëve ka ardhur pak pasi fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, e burgosur disa herë, është dënuar me një tjetër masë burgimi prej shtatë vjetësh e gjysmë, ka bërë të ditur fondacioni saj përmes një deklarate të lëshuar më 7 shkurt.

Në nisje të protestave masive, liderë të burgosur opozitarë i kanë bërë thirrje liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei që të japë dorëheqje, si dhe kanë kërkuar hetime për vrasjet e protestuesve.

Një agjenci lajmesh për të drejta të njeriut, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se i ka verifikuar 6.961 vrasje, kryesisht protestues, dhe që 11.630 raste tjera janë nën hetim.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit
Artikulli tjetër Transparency International: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.