KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rasti “Çyrbja”, simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rasti “Çyrbja”, simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor
KryesoreOpinionPolitike

Rasti “Çyrbja”, simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor

Përditësimi i fundit: 3 Shkurt, 2025 10:09 am
116 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Hetimet e fundit ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja ekspozojnë lidhjet e thella mes krimit të organizuar dhe politikës si dhe ndikimin e tyre në procesin zgjedhor – duke deformuar sipas ekspertëve votën e lirë dhe sistemin demokratik të vendit.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Shijakut, Jurgis Çyrbja mori përmes një bisede në aplikacionin SKY ECC premtimin e një bosi lokal të krimit se ai do t’i siguronte mijëra vota në zonën e tij elektorale.

“3 mijë do ti jap unë, maje men,” citohet t’i ketë shkruar atij Altin Hajri, pronar i një resorti luksoz në Shijak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe zhdukjen e një personi. “E kena blindu Gjepalen”.

Zbulimi i komunikimeve të SKY ECC solli arrestimin në tetor 2024 të Jurgis Çyrbjes, pas një dekade karriere të vrullshme si drejtues i administrates lokale dhe deputet për dy mandate i Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të hetimit të Prokurorisë së Posaçme, rasti Çyrbja përfaqëson shembullin tipik të lidhjeve të thella që ekzistojnë mes krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri si dhe rolin e kësaj simbioze në procesin zgjedhor dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se Çyrbja ishte një investim i krimit të organizuar në listën e sigurt të kandidatëve të Partisë Socialiste në zonën e Durrësit – ndërkohë që akuzohet se u shërbente atyre me informacione sekrete mbi operacionet policore apo me ndihmë në rastet kur kishin probleme me institucionet ligjzbatuese.

Si pasojë e këtyre lidhjeve, Çyrbja akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”, pasi dyshohet se arrinte të mobilizonte anëtarët e krimit të organizuar që të siguronin vota për Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti Çyrbja nuk është i izoluar. Dy hetime të mëparshme të Krimeve të Rënda, të njohura si dosjet 339 dhe 184 zbuluan përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 si dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër në favor të Partisë Socialiste. Gjithsesi, hetimet u mbyllën pa rezultate të dukshme.

‘Përmes forcës dhe parave’

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka hartuar një strategji për krimet zgjedhore, duke marrë një rol proaktiv në parandalimin dhe hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin në zgjedhje, keqpërdorimin e administratës apo përfshirjen e krimit të organizuar.

Strategjia përfshin gjithashtu ngritjen e një Task-Force për zgjedhjet, me një strukturë qëndrore në SPAK dhe grupe hetimore në terren për të mbuluar zonat zgjedhore në Shqipëri.

Megjithatë, vëzhgues të politikës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, nisur nga faktet e bëra publike për ndikimin që ushtrojnë grupet e krimit të organizuar në proceset elektorale.

Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës i tha BIRN se krimi i organizuar është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë, ekonominë dhe politikën shqiptare. Shërbimi i tyre për politikën, lidhet sipas Iljazajt me angazhimin e tyre në fushata elektorale përmes “forcës apo parave”.

“Tashmë nuk është më opinion, por një fakt që banda të caktuara në qytete të caktuara angazhohen për të mbledhur vota të cilat më pas kthehen në favore që pushteti i bën atyre,” tha Iljazaj.

“Problemi qëndron se tashmë paratë e tyre nuk vijnë vetëm nga aktivitete kriminale, por nëpërmjet lidhjeve me politikën ata janë futur në ekonominë e ”rregullt”, sidomos në tregun e ndërtimeve,’ shtoi ai.

Ndërsa vlerëson se pesha dhe roli ekzakt i krimit të organizuar në rezultatin final të zgjedhjeve është i vështirë për t’u përcaktuar, Iljazaj thotë se hetimet e Prokurorisë dhe të dhënat e publikuara në media e tregojnë qartë ndikimin.

“Me sistemin zgjedhor që kemi ne, një grusht votash mund të bëjnë diferencën për fitimin e një mandati apo humbjen e tij. Kështu që, po, në disa raste mund të jetë vendimtare duke deformuar vullnetin e lirë të zgjedhësve dhe sovranitetin popullor,” theksoi ai.

Për Gentjan Serjanin, drejtues i organizatës “Drejtësi Sociale”, roli i krimit të organizuar shkon deri në përcaktimin e deputetëve të Parlamentit dhe është “përcaktues se cila parti do të jetë në pushtet”.

Serjani theksoi gjithashtu se krimi ndikon veçanërisht tek grupet vulnerabël të shoqërisë.

“Krimi vepron në sigurimin e votave nëpërmjet blerjes, kërcënimit të individëve që punojnë për kundërshtarët politikë, si dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të fushatës elektorale për individë të caktuar,” tha Serjani.

“Krimi ndikon në të gjitha kategoritë, por më specifikisht tek grupet vulnerabël,” shtoi ai, duke theksuar se në këto raste përdoret kërcënimi.

Ekspertët vlerësojnë se përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është një rrezik i shtuar për demokracinë e brishtë shqiptare.

Sipas Iljazajt, krimi i organizuar ndikon sot në prishjen e demokracisë përmes “deformimit të vullnetit të lirë të njerëzve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.

Edhe Serjani bie dakord, ndërsa thekson se përveç cenimit të vullnetit përmes votës, krimi i organizuar është një nga faktorët e krijimit të një “sistemi qeverisës nga një parti për shumë vite”.

“Gjithashtu, dihen pasojat e jetëgjatësisë tej normales të një partie në pushtet,” përfundoi ai.

 

Marrë na BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestë masive në Gjeorgji, arrestohen dy liderat e opozitës
Artikulli tjetër Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.