KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rutte: “Mos shihni ëndrra me sy hapur, pa SHBA-në jemi të mbaruar”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rutte: “Mos shihni ëndrra me sy hapur, pa SHBA-në jemi të mbaruar”
AnalizeBotaKomentPolitikeZhvillim

Rutte: “Mos shihni ëndrra me sy hapur, pa SHBA-në jemi të mbaruar”

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2026 1:04 pm
491 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, hodhi poshtë të hënën thirrjet e disa politikanëve evropianë për krijimin e një ushtrie të veçantë evropiane, të nxitura nga dyshimet mbi angazhimin e Donald Trump-it ndaj sigurisë së kontinentit, shqetësime që u përforcuan edhe nga tensionet lidhur me Groenlandën.

Rutte u tha atyre që mbështesin idenë e një force evropiane të pavarur nga NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja që të “vazhdojnë të ëndërrojnë”, duke shtuar se presidenti rus Putin do ta “dashuronte” këtë ide, pasi ajo do mbingarkonte ushtritë evropiane dhe do t’i bënte ato më të dobëta.

Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian në Bruksel, Rutte theksoi se kombet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, ashtu siç ka kërkuar Trump, por gjithmonë brenda kornizës së aleancës transatlantike.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, dhe Komisioneri Evropian i Mbrojtjes, Andrius Kubilius, kanë ngritur javët e fundit mundësinë e krijimit të një force evropiane, por pa iu referuar shprehimisht ndonjë propozimi të caktuar,

Rutte e injoroi idenë në përgjithësi, duke këmbëngulur se Trump dhe SHBA-ja mbeten fuqishëm të angazhuar ndaj NATO-s, pavarësisht pasigurisë së shkaktuar nga kërkesat e Trump-it që Danimarka të lëshojë kontrollin e Groenlandës.

“Mendoj se do të ketë shumë mbivendosje dhe ju uroj fat nëse dëshironi ta bëni këtë, sepse duhet të gjeni burrat dhe gratë në uniformë për këtë. Kjo do t’i ndërlikojë gjërat. Mendoj se Putini do ta dashurojë këtë. Prandaj mendohuni edhe një herë.”

Rutte u bëri të qartë ligjvënësve se nëse Evropa do të përpiqej ta menaxhonte vetë mbrojtjen, kjo do të kushtonte shumë më tepër se 5% e PBB-së që vendet e NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë për mbrojtjen dhe investimet lidhur me sigurinë.

“Ju duhet të ndërtoni aftësinë tuaj bërthamore…kjo kushton miliarda e miliarda euro. Në atë skenar, ju do të humbisni garantuesin suprem të lirisë sonë, që është ombrella bërthamore e SHBA-së. Prandaj, hej, ju uroj fat,” përfundoi Rutte.

 

Marrë ngs Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një libër për mafian shqiptare në Itali
Artikulli tjetër Mbi 40 deputetë ukrainas nën hetim për korrupsion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.