KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një libër për mafian shqiptare në Itali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një libër për mafian shqiptare në Itali
AnalizeFokusKryesoreKultureOpinionSociale

Një libër për mafian shqiptare në Itali

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2026 1:00 pm
443 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mafia shqiptare është shndërruar në një nga aktorët më të fuqishëm në krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, në Itali, atje ku shumë shqiptarë dynden për të ndryshuar stilin e tyre të jetesës. Ndër vite, ata kanë ‘zaptuar’ tokën italiane, ku disa kanë kërkuar një jetë pak më të mirë, e të tjerë që kanë mësuar ‘zanatin’ nga më të mirët. Sot, ata janë shndërruar në super-fuqi dhe kontrollojnë qendrat e shpërndarjes dhe portet në të gjithë botën.

Gazetari italian Nello Trocchia ka publikuar librin e parë dedikuar mafias shqiptare “Të Pamposhtur: Mafia Shqiptare nga Roma për të Pushtuar Botën”. Ky libër përmban një hetim të madh për të rrëfyer intrigat dhe trajektoren e një mafie që, nga Roma, u bë një fuqi ekonomike dhe financiare ndërkombëtare dhe ndjek protagonistët e saj më të egër në një rritje në dukje të pandalshme.

Trocchia i përshkruan mafiozët shqiptarë, si ata që u rritën pranë klaneve italiane dhe nisën karrierat kriminale. Fillimisht si kontrabandistë dhe trafikantë, pastaj si banditë dhe vrasës me pagesë të krimit të organizuar dhe së fundmi si trafikantë droge.

Në këtë libër, autori sjell në vëmendje një emër të njohur të botës së krimit, Elvis Demce. Sot, ai është në një regjim 41-bis, i vetmi baron droge shqiptar në një regjim të ashpër burgu, ndërsa të tjerët janë të lirë dhe të lumtur.

Por, gazetari sjell në fokus ‘pushtetin’ e tij për t’ju shpëtuar ndëshkimeve. Sipas autorit, historia e Demces është një histori pandëshkueshmërie, shpërqendrimesh dhe çmendurie të shtirë. Këtu përmendet një emër i mafias italine, Giancarlo Orsini, sot një bashkëpunëtor i drejtësisë. Ky i fundit ka treguar raportin me Demcen, narko trafikanti shqiptar që e quante veten “Zot”. Orsini dhe Demce kanë dalë në gjyq së bashku, por çfarë ndodhi? Italiani u dënua, ndërsa Demce u lirua. Ai doli nga burgu dhe nisi të bënte, atë që bënte dhe më parë. Por, me një as nën mëngë. Me ndihmën e një mjeku, i cili do t’i mbulonte atij të gjitha lëvizje duke ja justifikuar në vizita mjekësore.

Demçe i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten: “Unë jam Zoti”. Shqiptari i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit 2022 nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosjen e Marzanit.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më 25 tetor ndryshon ora

Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Kallëzohet në SPAK, Skënder Hitaj

Ngërçi i pagave përshkallëzon bojkotin në gjykata

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekonomia shqiptare e rrezikuar nga emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore
Artikulli tjetër Rutte: “Mos shihni ëndrra me sy hapur, pa SHBA-në jemi të mbaruar”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetaj për trafik armësh
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
FRANCE24: Zemërimi i shqiptarëve nuk shuhet as pas 100 ditësh protestë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë
Analize Bota Fokus Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.