Senatori amerikan Bob Menendez u shpall fajtor këtë të martë për të gjitha akuzat të cilat rëndonin mbi të, duke përfshirë marrjen e ryshfeteve në ar dhe para nga tre biznesmenë të Nju Xhersit dhe për akuzën se ka vepruar si agjent i qeverisë egjiptiane.
Prokurorët argumentuan se senatori demokrat abuzoi me kompetencat e e tij për të mbrojtur aleatët nga hetimet penale dhe për të pasuruar bashkëpunëtorët e tij.
Menendez nuk dëshmoi në gjyq, por këmbënguli publikisht se ai po bënte vetëm detyrën e tij si kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ai pretendoi se shufrat e arit të gjetura në shtëpinë e tij në New Jersey nga FBI i përkisnin gruas së tij, Nadine Menendez.
Nadine Menendez u akuzua gjithashtu, por gjyqi i saj u shty për t’i dhënë asaj kohë për t’u shëruar nga operacioni i kancerit të gjirit. Ajo është deklaruar e pafajshme.
Vendimi, i shpallur në gjykatën federale në Manhatan, vjen katër muaj para zgjedhjeve dhe rrezikon mundësinë e Menendez për të bërë fushatë për rizgjedhjen si një kandidat i pavarur.
Është hera e dytë që Menendez akuzohet për korrupsion.