KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ballkani, eliminohet nga Championsi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Ballkani, eliminohet nga Championsi
RajoniSporti

Ballkani, eliminohet nga Championsi

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 11:30 pm
183 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, nuk ka arritur edhe për herë të tretë ta sigurojë kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Suharekasit u eliminuan në raundin e parë kualifikues të Championsit nga skuadra e Andorrës, UE Santa Coloma. Ballkani humbi 6:5 pas ekzekutimit të penalltive.

Nga pika e bardhë dështuan dy lojtarët e Ballkanit, Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi. Emërllahu e qëlloi shtyllën, ndërsa gjuajta e Thaqit u prit nga portieri i Santa Colomas.

UE Santa Coloma e fitoi 2:1 ndeshjen që nuk përfundoi pas 120 minutash dhe u zhvillua të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Me rezultat të njëjtë, 2:1, Ballkani kishte fituar javën e kaluar në Andorrë kundër skuadrës që kishte humbur 16 ndeshjet e saj të mëparshme në kupat evropiane.

Por me penallti UE Santa Coloma fitoi ndaj Ballkanit dhe kështu siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Championsit. Kundërshtar të radhës do ta ketë Midtjyllandin e Danimarkës.

Ballkani ishte eliminuar edhe në dy edicionet e kaluara në raundin e parë kualifikues të Championsit. Por më pas rrugëtimin në Evropë e vazhdoi me shumë sukses, duke u paraqitur dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Rrugëtimin sërish do ta vazhdojë në Ligën e Konferencës. Në rundin e dytë do të luajë kundër Hamrunit të Maltës, që u eliminua nga Lincolni i Gjibraltarit.

Kampioni i Kosovës e nisi furishëm ndeshjen e së martës pasdite. Rreshtoi rastet, por pa arritur të shënojë gol ndaj skuadrës nga Andorra, e cila po ashtu kishte momentet e saj gjatë pjesës së parë. Shtatë minuta para fundit të pjesë së parë, Ballkani mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Sulmuesi Sunday Damilare Adetunji në minutë e 38 u ndëshkua direkt me karton të kuq. Ai fillimisht mori karton të verdhë për një ndërhyrje në sulm, por pas rishikimit të situatës me VAR, gjyqtari kryesor anuloi kartonin e verdhë dhe e ndëshkoi direkt me karton të kuq Adetunjin.

Ballkani nuk arriti ta mbajë deri në fund portën e paprekur. Andres Mohedano shënoi për Santa Coloman për 1:0 dhe për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Lojtarët e ekipit amator të Andorrës shënuan një tjetër gol në pjesën e parë të vazhdimeve. De Jesus në minutën e 102-të shënoi për 2:0. Por nuk vonoi shumë dhe sulmuesi i Ballkanit Walid Hamidi shënoi për 2:1, në minutën e 109. Me rezultatin 2:1 përfunduan 120 minutat, ndërsa fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive. Nga pika e bardhë të saktë ishin Krenar Dulaj, Walid Hamidi, Engjell Ajazaj, Arbër Potoku dhe Eris Abedini.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Botërori 2026/ Spanjë-Belgjikë, kërkojnë gjysmëfinalen, në supersfidën e Botërorit

Botërori 2026/ Franca mposht Marokun dhe shkon në gjysmëfinale

Kosovë/ Nisin takimet mes liderëve politikë, për formimin e institucioneve

SHBA-të hyjnë në sektorin energjetik të Serbisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Senatori amerikan Bob Menendez shpallet fajtor për korrupsion
Artikulli tjetër Dramat turke rrëzojnë telenovelat latine, për kulmin e shikueshmërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Korrik, 2026
Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament
Analize Fokus Koment Kryesore Kulture Zhvillim 10 Korrik, 2026
Biletat e Kanye West mbeten stok
Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.