KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Siria e nxjerr jashtë loje Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Siria e nxjerr jashtë loje Iranin
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Siria e nxjerr jashtë loje Iranin

Përditësimi i fundit: 7 Shkurt, 2025 9:22 am
126 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Rebeli i shndërruar në sundimtar të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka mirëpritur dhjetëra delegacione të huaja që kur mori pushtetin në Damask në dhjetor, por asnjëri nga ta nuk ishte iranian.

Dhe, për të dhënë edhe një mesazh më të fuqishëm, Sharaa zhvilloi vizita te rivalët rajonalë të Iranit, në Arabinë Saudite dhe Turqinë, që ai tregoi se ishin prioritet pasi u shpall president i përkohshëm i Sirisë.

Nxjerrja nga loja e Iranit nga sundimtarët e rinj të Sirisë nuk është befasi: tekefundit, Teherani shpenzoi miliarda dollarë, dërgoi këshilltarë ushtarakë dhe krijoi rrjete bashkëpunëtorësh në Siri për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad që të shtypë disidencën dhe luftën kundër forcave rebele që kundërshtonin Qeverinë e tij kur nisi lufta civile më 2011.

“Pasi dhjetëra mijëra njerëz u vranë nga Irani, aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij në Siri, s’ka dashuri për ta dhe nuk ka shumë urgjencë për riafrim”, tha Phillip Smyth, ekspert i zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe për bashkëpunëtorët e Iranit.

“Derë e mbyllur” për Teheranin

Edhe mediat konservatore iraniane e shohin vizitën e Sharaas në Arabinë Saudite si sinjal për Iranin se Damasku është larguar nga orbita e Teheranit.

“Nuk mund ta shoh se si nuk mund të interpretohet si mesazh për Teheranin, duke pasur parasysh se sauditët janë një nga armiqtë e tyre më të mëdhenj rajonalë”, tha Smyth.

Kreu i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuar – që një kohë të gjatë ka tentuar të ndryshojë imazhin e tij publik. Sharaa publikisht ka shkëputur raportet me Al-Kaidën dhe ka tentuar ta paraqesë veten si një udhëheqës pragmatist dhe tolerant.

Ai hoqi dorë nga përdorimi i nofkës së luftës, Abu Muhammad al-Jolani, pasi rrëzoi Qeverinë e Assadit dhe po synon që t’i heqë sanksionet e vendosura ndaj Sirisë dhe të rindërtojë shtetin pas më shumë se një dekade luftë civile.

Masoud Aflak, analist politik në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se vizita e Sharaas në Arabinë Saudite ishte “një hap i rëndësishëm” drejt heqjes së sanksioneve perëndimore, marrjes së fondeve për rindërtimin e Sirisë dhe vendosjen e sigurisë në epokën pas rënies së Assadit.

“Presidenti i përkohshëm është i vetëdijshëm se për të hequr sanksionet, Siria ka nevojë për një shtet që të jetë zëri i saj në skenën botërore”, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Hapja e Arabisë Saudite për Sharaan është e rëndësishme, pasi Riadi i sheh lëvizjet islamiste si kërcënim ekzistencial.

“Arabia Saudite e sheh një mundësi të bazuar në pragmatizëm kur ndërvepron me Sirinë”, tha Smyth. “Tani, sauditët së bashku me shtetet e tjera [përfshirë shtetet evropiane] po i testojnë ujërat. Ata po përpiqen të shohin se cili do të jetë kapitulli i ri në Damask dhe kanë më shumë mundësi për ndikim sesa në regjimin e kaluar”.

Aflak tha se shqetësimi kryesor për sauditët është që të sigurohen që të mos ketë vakum të pushtetit në Siri, të cilin do të mund ta përdornin grupet ekstremiste dhe bashkëpunëtorët e mbështetur nga Irani.

“Paqëndrueshmëria në Siri nuk mund të ndalet vetëm në Siri dhe do të përhapet edhe në shtetet e tjera”, tha Alfak.

Vizita e Sharaas bart edhe një mesazh tjetër, të drejtuar nga aktorët rajonalë sunitë, tha Smyth.

“Po hap dyert për aktorët konkurrues me problemet e tyre gjeopolitike rajonale”, tha ai. “Katari dhe sauditët më vijnë në mendje. Tashmë ka një marrëdhënie me Turqinë. Iranit i është mbyllur dera”.

Edhe Rusia merr një miratim

I vetmi shtet tjetër aleat i Assadit ishte Rusia, që e ka ndihmuar ish-udhëheqësin sirian të mbajë pushtetin përgjatë gjithë sundimit të tij – posaçërisht në vitet pas intervenimit të saj të madh ushtarak më 2015 – dhe e strehoi atë kur u rrëzua nga pushteti.

Për dallim nga Irani, Rusia duket se ka pasur paksa sukses që të krijojë lidhje me sunduesit e rinj të Sirisë. Moska ka mbajtur kontakte me Damaskun dhe madje ka dërguar një delegacion për të biseduar me Sharaan javën e kaluar, me shpresën që t’i shpëtojë bazat e saj ushtarake në Siri.

“Irani tentoi që ta ndryshojë Sirinë në mënyrë thelbësore dhe ishte i hapur për këtë. Në natyrë ishte sektar dhe ideologjik”, tha Smyth. “Rusia, pavarësisht përdorimit të dhunës ndaj civilëve, prapë ishte më shumë pragmatik”.

Smyth shtoi se Rusia “ofron një kundërpeshë më të mirë” për fuqitë perëndimore që po kërkojnë me kujdes të krijojnë raporte me Damaskun.

Megjithatë, teksa ka ndërtuar përgjatë viteve të fundit rrjetin e aleatëve të tij dhe bashkëpunëtorëve rajonalë, Irani ka pak për t’i ofruar Sirisë.

“Edhe nafta e tyre nuk ka shumë vlerë kur lidhjet me Gjirin janë rivendosur”, tha Smyth.

Hapësirë për manovrim?

Siria nën regjimin e Assadit shërbeu si pjesë e rëndësishme e korridorit tokësor që lidh Iranin me Levantin, që konsiderohet si shtylla logjistike e rrjetit të tij të rajonal të përbërë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë. Prandaj, humbja e Assadit i ka dhënë një goditje të madhe të ashtuquajturit bosht të rezistencës.

Qeveria iraniane nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së raporteve me qeverinë e Sharaas, teksa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se Irani mbështet çdo qeveri të zgjedhur nga populli sirian.

Por, ky mesazh është në kundërshtim me deklaratat e bëra nga lideri suprem iranian, Ali Khamenei, i cili muajin e kaluar ofroi mbështetje që “rinia siriane” të ngrihet kundër Sharaas.

Sharaa nuk duket i interesuar që të krijojë raporte me Teheranin. Ai ua ka ndaluar izraelitëve dhe iranianëve që të hyjnë në Siri dhe raportohet se po kërkon kompensim nga Republika Islamike për dëmet e shkaktuara gjatë luftës civile.

Kjo, praktikisht e lë Iranin me një opsion: Të shfrytëzojë raportimet për dhunën fetare nën qeverisin e re të përkohshme për të mbështetur milicitë e armatosura shiite me qëllim që të sfidojë Sharaan.

“Ata mund të përpiqen të sigurojnë mbështetje për dhunën brenda Sirisë. Paqëndrueshmëria dhe krijimi i saj gjithmonë ka qenë një opsion për Iranin”, tha Smyth.

Por, duke pasur parasysh sfidat e shumta me të cilat përballet Irani brenda dhe jashtë vendit, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria e Kosoves hetime per ambasadorin ne Kroaci
Artikulli tjetër Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.