KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tabaku denoncon mungesën e llogaridhënies për dhunën policore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tabaku denoncon mungesën e llogaridhënies për dhunën policore
AktualeFokusKryesoreOpinionPolitike

Tabaku denoncon mungesën e llogaridhënies për dhunën policore

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 2:28 pm
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për refuzimin e autoriteteve për të dhënë llogari para deputetëve lidhur me përplasjet mes policisë, protestuesve dhe gazetarëve gjatë protestave të fundit në vend.

Pas pjesëmarrjes në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), Tabaku deklaroi për mediat se ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, kanë refuzuar të paraqiten në dëgjesa publike për të dhënë shpjegime mbi veprimet e policisë gjatë protestave.

Sipas Tabakut, kërkesa për thirrjen e ministrit të Brendshëm është depozituar në Kuvend prej më shumë se një muaji, por nuk ka marrë përgjigje. E njëjta situatë, sipas saj, është përsëritur edhe me kërkesën drejtuar kreut të Policisë së Shtetit, të cilit i është kërkuar të raportojë për trajtimin e protestuesve, veçanërisht gjatë protestave studentore.

“Kërkesat tona janë përballur me heshtje dhe refuzim. Kjo është antikushtetuese dhe mungesë përgjegjësie”, u shpreh deputetja para medias.

Tabaku kërkoi shpjegime për mbi 1 mijë personat e shoqëruar në polici, mes të cilëve rreth 250 të mitur. Ajo ngriti shqetësime për përdorimin disproporcional të gazit lotsjellës, goditjet me plumba gome në nivelin e syve, si dhe praninë e punonjësve të policisë pa mjete të qarta identifikimi.

Një tjetër çështje e ngritur nga demokratja lidhet me trajtimin e gazetarëve dhe fotoreporterëve gjatë protestave. Sipas saj, janë regjistruar mbi 60 incidente mes forcave të policisë dhe përfaqësuesve të medias, për të cilat kërkoi shpjegime nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse.

“Mirëpo ata kanë zgjedhur të heshtin!”, u shpreh Tabaku, duke kritikuar mungesën e llogaridhënies nga ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë.

Tabaku ngriti gjithashtu shqetësime për funksionimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), duke akuzuar deputetët e mazhorancës në komision se kanë bllokuar përcjelljen e kërkesës për një dëgjesë publike me drejtuesen e këtij institucioni. Sipas saj, AMA po tregon anësi në vendimmarrjen për gjobitjen e mediave që u japin hapësirë zërave opozitarë. Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj televizioneve News 24 dhe Syri TV.

Duke iu referuar pjesëmarrjes në AFET, Tabaku tha se këto problematika janë ngritur edhe në diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Sipas saj, shqetësimet për lirinë e medias, trajtimin e protestuesve dhe mungesën e llogaridhënies institucionale kanë gjetur mbështetje edhe nga eurodeputetë të majtë dhe përfaqësues të forcave politike që nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike.

Në përfundim, Tabaku kërkoi që Kuvendi të rikthehet në rolin e tij kushtetues të kontrollit dhe llogaridhënies ndaj institucioneve.

“Një demokraci nuk mund të jetë institucionale nëse nuk ka transparencë dhe kontroll”, deklaroi ajo.

Kërkesat për llogaridhënie vijnë pas një periudhe të gjatë shqetësimesh të ngritura mbi përplasjet e qytetarëve dhe forcave të rendit, gjatë së cilave mediat kanë dokumentuar raste të goditjes së protestuesve, përdorimit të gazit lotsjellës dhe dëmtimeve të dyshuara nga plumbat e gomës.

Në tetor, organizatat e të drejtave të njeriut mblodhën dëshmi për dhunë fizike dhe verbale ndaj protestuesve, ndërsa autoritetet raportuan se të paktën 204 të mitur ishin arrestuar ose proceduar penalisht. Në të njëjtën periudhë, 55 qytetarë kishin paraqitur ankesa për sjelljen e punonjësve të policisë.

Por përtej denoncimeve për përdorim joproporcional të forcës, ndërhyrjet policore janë shoqëruar edhe me masa ndëshkuese ndaj protestuesve, ku, sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Shtetit, numri i gjobave të vendosura që prej hyrjes në fuqi të aktit normativ të 28 tetorit ka arritur në 253.

Akti është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Postoi foto nga protestat në Tiranë, Rama sulmon gazetarin irlandez
Artikulli tjetër Vendim historik mbi menaxhimin e protestave, në New York

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.