KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendim historik mbi menaxhimin e protestave, në New York
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vendim historik mbi menaxhimin e protestave, në New York
AktualeAnalizeBotaFokusPolitikeSociale

Vendim historik mbi menaxhimin e protestave, në New York

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 2:31 pm
138 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Zohran Mamdani ka nisur një nga reformat më të rëndësishme të premtuara gjatë fushatës për drejtimin e New York-ut.

Kryebashkiaku i ri ka vendosur të shpërbëjë Njësinë e Reagimit Strategjik (Strategic Response Group – SRG), një strukturë speciale e policisë që prej vitesh është kritikuar për përdorimin e tepruar të forcës ndaj protestuesve.

Vendimi u bë publik të hënën dhe synon të ndajë qartë menaxhimin e demonstratave nga operacionet kundër terrorizmit.

Sipas Mamdanit, qytetarët që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar nuk duhet të përballen me të njëjtën qasje policore që përdoret kundër kërcënimeve terroriste.

“Një person që ushtron të drejtën kushtetuese për të protestuar nuk duhet të përballet me të njëjtën përgjigje që rezervohet për një kërcënim terrorist”, deklaroi kryebashkiaku.

SRG-ja u krijua në vitin 2015 për të përballuar kërcënimet terroriste, por me kalimin e kohës u përdor gjithnjë e më shumë për menaxhimin e protestave dhe tubimeve publike.

Njësia kishte rreth 500 efektivë, të cilët janë akuzuar vazhdimisht për përdorimin e taktikave ushtarake dhe forcës së tepruar.

Kritikat u intensifikuan veçanërisht gjatë protestave të lëvizjes Black Lives Matter në vitin 2020. Pas atyre demonstratave, Departamenti i Hetimeve i qytetit arriti në përfundimin se policia kishte përdorur forcë të tepruar dhe kishte shkelur të drejtat e protestuesve, duke evidentuar edhe rolin qendror të SRG-së.

Gjatë viteve, njësia është përballur me ankesa të shumta, procese gjyqësore dhe detyrime të kushtueshme dëmshpërblimi.

Sindikatat e policisë, e kanë mbrojtur strukturën, duke argumentuar se trajnimi i specializuar i efektivëve e bënte atë më të përshtatshme për përballimin e protestave të dhunshme.

Me reformën e re, përgjegjësitë kundër terrorizmit të SRG-së do t’i kalojnë Zyrës së Inteligjencës dhe Kundërterrorizmit të policisë. Ndërsa protestat do të menaxhohen përmes një strukture të re, me disa nivele ndërhyrjeje.

Në qendër të saj do të jetë një Divizion për Dialogun me Komunitetet dhe Uljen e Tensioneve, i cili do të drejtohet nga civilë dhe do të jetë pjesë e Zyrës së Kryebashkiakut për Sigurinë e Komuniteteve.

Anëtarët e tij nuk do të mbajnë armë dhe nuk do të kenë kompetenca arrestimi. Kjo strukturë do të bashkëpunojë me një njësi të re policore, të quajtur First Amendment Support Team, e përbërë nga 30 efektivë të trajnuar posaçërisht për komunikimin me protestuesit.

Ajo do të koordinohet gjithashtu me një divizion tjetër, ku do të angazhohen policë të përzgjedhur dhe të specializuar në menaxhimin e turmave.

Reforma nuk kufizohet vetëm te riorganizimi i strukturave policore. Ajo parashikon edhe ndalimin e disa praktikave të përdorura gjatë protestave.

Një prej tyre është taktika e njohur si “kettling”, kur policët rrethojnë një grup protestuesish dhe u pengojnë largimin. Gjithashtu, gjatë demonstratave nuk do të lejohen më përdorimi i gazit lotsjellës dhe armëve të gjata.

Edhe spraji me piper nuk do të mund të përdoret më si mjet për kontrollin e turmave. Pajisjet akustike nuk do të lejohen të kalojnë nivelin prej 90 decibelësh, ndërsa biçikletat e policëve mund të përdoren për të shtyrë protestuesit vetëm në rastet kur synohet parandalimi i vdekjes ose plagosjes së dikujt.

Komisionerja e policisë, Jessica Tisch, e ka mbështetur reformën, duke argumentuar se ajo nuk do të dobësojë aftësinë e policisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve serioze.

Sipas saj, ndryshimet do ta bëjnë departamentin më efektiv dhe do t’u ofrojnë efektivëve mbështetjen e nevojshme.

Reforma është përgatitur që prej janarit, pas kritikave të vazhdueshme nga krahu më i majtë i mbështetësve të kryebashkiakut, të cilët e konsideronin të pamjaftueshëm ndryshimin e premtuar në marrëdhëniet mes policisë dhe qytetarëve.

Sipas administratës së Mamdanit, riorganizimi nuk do të kërkojë fonde shtesë dhe as ndryshime në numrin e përgjithshëm të efektivëve.

“Për ne, sot nuk bëhet fjalë vetëm për shpërbërjen e SRG-së. Po ndërtojmë një qasje të re ndaj sigurisë publike”, deklaroi Mamdani. 

 

Marrë nga New York Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tabaku denoncon mungesën e llogaridhënies për dhunën policore
Artikulli tjetër Nga 2027-a, biletë elektronike në transportin publik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.