KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë!
AktualeKomentPolitikeRajoni

Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë!

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2025 1:06 pm
258 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëron KQZ që ta certifikojë partinë politike Lista Srpska për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dy ditë më parë nuk e certifikoi subjektin më të madh të serbëve për zgjedhjet lokale, me arsyetimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në KQZ, se kandidatët e Srpska janë të përfshirë në strukturat paralele serbe në Kosovë. “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”,  u shpreh një nga anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Vendimi që revokoi KQZ

Ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për PZAP, që urdhëroi KQZ që ta certifikojë subjektin më të madh të serbëve të Kosovës, parti kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.  “Anulohet vendimi i KQZ-së dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe me listën e kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike në KQZ”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Sipas këtij paneli, “Lista Serbe i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve”. Andaj, PZAP thotë se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka të drejtë të refuzojë ose të mos certifikojë në mënyrë arbitrare, pa shpjegime, një subjekt politik ose kandidat”, duke shtuar se “me këtë sjellje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli edhe nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Reagime nga Ministria e Drejtësisë në Prishtinë

Ndaj vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, reaguan ashpër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e Kosovës. Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se “PZAP, në vendimin e vet, thekson se nuk e di se cili është roli i KQZ-së përballë rekomandimit pozitiv për plotësim të kushteve ligjore për certifikim të një subjekti politik”. “Tutje, vendosja për certifikimin e Listës Serbe a duhet të varet nga vullneti i anëtarëve të KQZ-së apo nga vendosja mbi rekomandimin e zyrës përkatëse të KQZ-së…!? PZAP shtron supozime, në vend që t’i zgjidhë ato. PZAP, përmes supozimeve, jo argumenteve ligjore, vendos ta certifikojë një subjekt politik jashtëzakonisht të dëmshëm për funksionimin demokratik dhe rendin kushtetues të vendit tonë”, shkroi Sallahu në reagimin e tij.

Shqetësimet e vendeve të QUINT-it

Vendimi fillestar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk e certifikoi listën Srpska, u kundërshtua dhe u kritikua ashpër nga vendet e QUINT-it: ambasadat e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian. Ato i bënë thirrje qeverisë së Kosovës në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Shprehim shqetësimin lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës”, thuhej në deklaratën e QUINT-it.

Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, tha se vendimi i KQZ-së “ishte shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”. Subjekti politik Vetëvendosja dhe KQZ ka të drejtë ankese edhe në një shkallë, në Gjykatën Supreme të Kosovës, për ta kundërshtuar vendimin e PZAP-it për certifikimin e listës Srpska për zgjedhjet lokale. Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit, vendosi të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke u mundësuar kështu që në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të zgjidhen kryetarët shqiptarë. Sipas organizatave joqeveritare që vazhdimisht përcjellin proceset zgjedhore, nëse lista Srpska certifikohet për zgjedhjet lokale në Kosovë, ajo pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore të Kosovës.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar
Artikulli tjetër Incident në Vueltën e Spanjës, vidhen 18 biçikleta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.