KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor
AktualeAnalizeBotaKryesorePolitike

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2026 7:46 am
147 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

Trump, i cili më 7 prill paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk bën marrëveshje, tha se ka marrë nga Teherani një propozim me 10 pika dhe se e konsideron atë një bazë të mirë për negociata.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), konfirmoi se është “vendosur” një armëpushim midis dy palëve, “me kushte të caktuara”.

Ajo nuk dha detaje shtesë, duke thënë se ato do të shpallen së shpejti.

Trump, gjithashtu, nuk dha detaje për propozimin iranian, por tha se marrëveshja varet nga lejimi i lëvizjes së lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit – një rrugë shumë e rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit.

“… pas kërkesës së tyre që unë t’i ndalja sulmet shkatërruese që ishin planifikuar për sonte ndaj Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pajtohet për hapjen E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, unë pranoj t’i pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Analistët e përshkruajnë këtë kusht si çelës të marrëveshjes, duke shtuar se stabiliteti i armëpushimit do të varet nga Teherani.

“Tani të gjithë sytë janë tek Irani, pasi presidenti e ka kushtëzuar armëpushimin me hapjen e Ngushticës nga ana e Iranit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Alex Plitsas, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Atlantik dhe ish-zyrtar i Pentagonit.

Izraeli ka thënë se e mbështet vendimin e Trumpit për t’i pezulluar sulmet kundër Iranit, por se “armëpushimi dyjavor nuk e përfshin Libanin”.

“Arsyeja për ta bërë këtë është se ne tashmë i kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake dhe jemi shumë larg një marrëveshjeje përfundimtare në lidhje me PAQEN afatgjate me Iranin dhe PAQEN në Lindjen e Mesme”, shtoi Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, shkroi në X se nëse sulmet kundër Iranit ndalen, forcat e armatosura iraniane do t’i ndërpresin sulmet e tyre kundër objektivave në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Për një periudhë prej dy javësh, kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur nëpërmjet koordinimit me Forcat e Armatosura të Iranit dhe duke marrë në konsideratë kufizimet teknike”, tha ai.

Ky zhvillim pason paralajmërimet e Trumpit se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnë termocentralet dhe urat e Iranit – deklarata që zyrtarët iranianë i përshkruan si kërcënime për ‘krime lufte’, edhe pse disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare i kontestuan këto vlerësime.

Ai vjen gjithashtu vetëm disa orë pasi sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit goditën vende të shumta në të gjithë Iranin, duke përfshirë infrastrukturën dhe ishullin strategjik, Harg.

Paraprakisht kishte shqetësime globale për deklaratat e Trumpit për shkatërrimin e civilizimit iranian.

Papa Leoni, amerikan, e konsideroi këtë “vërtet të papranueshme”, ndërsa të tjerë paralajmëruan kundër sulmeve ndaj infrastrukturës civile.

Derisa konflikti, që filloi me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, vazhdonte, kishte pak shenja që palët ishin gati për kompromis, dhe propozimet e Uashingtonit dhe Teheranit rrallë përputheshin.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Sun: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe
Artikulli tjetër Lufta në Iran shtyn BE-në drejt kursimit të energjisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.