KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë
AktualeKomentPolitikeRajoni

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 9:30 am
204 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11 mars, për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.

Kështu thotë Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, sipas të cilit vizita e Mark Ruttes në Kosovë tani është shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, administratën e re amerikane, vazhdimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe “thashethemet – të bazuara ose jo – që Shtetet e Bashkuara janë duke rishqyrtuar pozicionin e tyre në NATO”.

Shto këtu edhe “faktin që, siç thonë amerikanët, ka ende punë të pakryera në Ballkan”, shprehet Vejvoda në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të SHBA-së në Evropë ka nisur të qarkullojë prej deklaratave që ka bërë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent do të zgjasë përgjithmonë, teksa u ka bërë thirrje evropianëve që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që evropianët të paguajnë më shumë në këtë sektor, duke ngritur dilema nëse ata do të ishin tani në gjendje të mbronin SHBA-në, siç e kërkon Neni 5 i NATO-s.

SHBA-ja i ka rreth 100.000 trupa në Evropë, ndërsa prej tyre 600 janë të vendosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, që në total i ka rreth 4.600 pjesëtarë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të planifikuar sa i përket pozicionimit të forcave të tyre.

As Vejvoda nuk beson se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova, të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm. Ai mendon se KFOR-i do të funksiononte në mënyrë stabile edhe pa prezencën amerikane.

Vetë shefi i NATO-s, Rutte, ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

Misioni i NATO-s në Kosovë

KFOR-i ka zbarkuar në Kosovë në qershor të vitit 1999, nën komandën e NATO-s. Misioni i tij është që të garantojë sigurinë, lirinë e lëvizjes dhe të mbështesë zhvillimin e një Kosove stabile, demokratike dhe multietnike.

KFOR-i operon sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës është autorizuar prezencë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

Në fillim, NATO-ja i kishte rreth 50.000 trupa, ndërsa tani i ka rreth 4.600 të tillë prej 27 vendeve kontribuuese.

KFOR-i e ka rritur prezencën në Kosovë më 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e vendit.

Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.

“Nuk jemi në vitin 1992 dhe nuk do të lejojmë krijimin e ndonjë vakumi sigurie. E di që EUFOR-i [Forca e Bashkimit Evropian] është plotësisht i përgatitur për të garantuar ambient stabil të sigurisë”, ka thënë Rutte, duke iu referuar periudhës së shpërthimit të luftës në këtë shtet.

Ai ka deklaruar, po ashtu, se NATO-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës, dhe që Marrëveshja e Dejtonit – e cila u ka dhënë fund luftimeve më 1995 – është themeli që duhet të respektohet.

Më 7 mars, EUFOR ka bërë të ditur se do të rrisë përkohësisht numrin e pjesëtarëve që ka, si masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në këtë shtet.

Forca e BE-së i ka rreth 1.000 pjesëtarë në këtë shtet dhe e ka zëvendësuar misionin e NATO-s, SFOR, prej vitit 2004.

Nevoja e koordinimit me aleatët

Kosova synon anëtarësimin në NATO dhe udhëheqësit e saj bëjnë vazhdimisht thirrje për përshpejtim të hapave të vendit për në aleancë.

Teksa rruga deri tek anëtarësimi mund të jetë potencialisht e gjatë – për faktin që disa vende anëtare nuk e njohin shtetësinë e Kosovës – Vejvoda përmend rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët, dhe u bën thirrje vendeve të Ballkanit, në veçanti Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, që të jenë të dëgjueshme.

“Kujtojmë fjalët e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, që pati thënë se ‘ai që nuk bashkëpunon me aleatët, ai nuk do të ecë përpara’. Ky paralajmërim vlen edhe tani, që nëse Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie të intensifikuara me SHBA-në dhe me administratën e re, duhet të dëgjojë me kujdes, ashtu sikurse i gjithë rajoni”, shprehet Vejvoda.

Ai rikujton edhe vizitën e ish-shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, i cili u tha se bëri paralajmërime në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë, që liderët e këtyre vendeve të mos përshkallëzojnë situatën.

“Ndoshta mesazhi mund të ketë qenë që të mos merren vendime të njëanshme dhe nëse duhet të merren vendime në këto shtete, duhet të jenë në koordinim me aleatët”, thotë Vejvoda.

Ndonëse KFOR-i është garantuesi i tretë i sigurisë në Kosovë, prania e tij konsiderohet jetike, sidomos në pjesën veriore të vendit ku patrullon në vijën kufitare me Serbinë.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se vendi, aktualisht, nuk është në gjendje të vetëmbrohet, ndonëse FSK-ja është në proces të shndërrimit të ushtri të rregullt, dhe i ka rritur së voni shpenzimet për mbrojtje.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa vitin paraprak.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore
Artikulli tjetër Ukraina kryen sulm masiv me dronë në Moskë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.