KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zelenski vë kushte për zgjedhjet presidenciale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zelenski vë kushte për zgjedhjet presidenciale
AktualeBotaKomentPolitike

Zelenski vë kushte për zgjedhjet presidenciale

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2026 9:18 am
250 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund të zhvillohen zgjedhje presidenciale të parakohshme që para datës 15 maj. Ai theksoi se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.

Sipas artikullit të “Financial Times”, i cili u referohej burimeve ukrainase dhe perëndimore, ekziston mundësia që presidenti të shpallë zgjedhje presidenciale më 22 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Gazeta sugjeronte gjithashtu se një arsye për këtë mund të ishte presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në muajin maj, sipas këtij raporti, qytetarët do të votonin njëkohësisht për presidentin dhe për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Parakushtet për zhvillimin e zgjedhjeve

Duke përgënjeshtruar këto pretendime Presidenti ukrainas Zelenski deklaroi qartë se kushti kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve është vendosja e një armëpushimi dhe sigurimi i garancive ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve janë siguria e procesit zgjedhor dhe një bazë e qartë ligjore.

Pretendimet ruse

Që në dhjetor të vitit të kaluar Zelenskyj ishte shprehur i gatshëm që të shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në kushtet e sundimit të ligjit të luftës, por kishte nënvizuar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse plotësoheshin kushtet e sigurisë dhe miratohej një bazë ligjore përkatëse.

Rusiapretendon prej kohësh se mandati i Zelenskit ka përfunduar. Sipas Kushtetutës së Ukrainës zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të luftës, dhe ndryshimi i këtij neni mund të bëhet vetëm nga parlamenti ukrainas.

Me deklaratat e fundit Zelenski bëri të qartë se prioriteti i Ukrainës mbetet siguria dhe stabiliteti i vendit, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen vetëm kur të krijohen kushtet e duhura për një proces të lirë dhe të sigurt demokratik.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Artikulli tjetër Republika Çeke: qeveria sulmon mediat publike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.