KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 9:32 am
16 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra dhe Elbasani vlerësohen me rrezik klimatik të ardhshëm “shumë të lartë”, ndërsa ekspozimi nuk kufizohet vetëm te banesat, por përfshin edhe shërbimet sociale, aktivitetin prodhues dhe rrjetet e furnizimit. Vlerësimi është pjesë e Kontributit të ri Kombëtar të Përcaktuar të Shqipërisë për klimën, i miratuar nga qeveria në fund të gushtit.

Dokumenti vlerëson se rreziku do të rritet në të katër zonat klimatike urbane të vendit. Gjashtë qytetet më të populluara dhe brezi bregdetar, ku është përqendruar një pjesë e madhe e zhvillimit urban, futen në kategorinë e rrezikut të ardhshëm “shumë të lartë”. Për qytetet e tjera, rreziku vlerësohet “i lartë” në skenarin më të favorshëm dhe “shumë i lartë” në skenarin më negativ.

Ndryshimi bëhet edhe më i dukshëm kur vlerësohen pjesë të veçanta të jetës urbane. Aktualisht, rreziku për sektorin rezidencial dhe social klasifikohet “i lartë”, ndërsa për prodhimin dhe rrjetet e furnizimit “i ulët”. Në të ardhmen, të katër këta nënsektorë projektohen të kalojnë në kategorinë “shumë të lartë”, si në skenarin më të mirë, ashtu edhe në atë më të keq.

Në terma praktikë, kjo nënkupton rrezik më të madh për banesat dhe popullsinë nga temperaturat ekstreme dhe përmbytjet, por edhe presion mbi shërbimet, aktivitetin ekonomik dhe infrastrukturën që furnizon qytetet. Dokumenti veçon rritjen e temperaturave dhe valët e të nxehtit si një nga arsyet kryesore të rritjes së rrezikut urban. Në qytete, temperaturat e larta përforcohen nga i ashtuquajturi efekt i “ishullit të nxehtësisë”, ndërsa përqendrimi i zhvillimit në bregdet shton ekspozimin ndaj rreziqeve klimatike.

Më të ekspozuar konsiderohen edhe banorët e lagjeve të margjinalizuara, veçanërisht ata që jetojnë pranë shtretërve të lumenjve dhe në zonat bregdetare. Sipas dokumentit, këto komunitete janë më të rrezikuara nga valët e të nxehtit dhe reshjet e dendura, ndërsa ndikimi mund të rëndohet nga të ardhurat e ulëta, mosha, gjendja shëndetësore ose vendndodhja.

Përballimi i këtij rreziku ka edhe një faturë të konsiderueshme. Plani i përshtatjes për periudhën 2026–2036 parashikon 9 masa për zhvillimin urban me kosto rreth 2.72 miliardë USD. Ky është zëri më i madh mes sektorëve të veçantë të përshtatjes, përpara pylltarisë dhe kullotave me rreth 2.13 miliardë USD, transportit me rreth 2.04 miliardë dhe energjisë me 1.96 miliardë USD.

Masat e parashikuara për zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve përfshijnë funksionimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, informimin e komuniteteve, planet bashkiake të evakuimit dhe ndërhyrjet për restaurimin e shtretërve të lumenjve dhe fushave aluvionale. Në nivel kombëtar parashikohet gjithashtu një sistem paralajmërimi për disa lloje rreziku njëkohësisht, përfshirë përmbytjet, thatësirat, stuhitë, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret në pyje.

Në vlerësimin e përgjithshëm të qeverisë, zhvillimi urban, bujqësia dhe turizmi janë tre sektorët më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike në Shqipëri. Për qytetet, sfida lidhet jo vetëm me temperaturat dhe reshjet ekstreme, por edhe me faktin se popullsia dhe aktiviteti ekonomik po përqendrohen gjithnjë e më shumë në zonat urbane dhe bregdetare.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci

Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!

Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Artistët do të marrin trajtim financiar 70% të pagës nga shteti
Artikulli tjetër Fabula e re e Edi Ramës: Shqiptarëve pasqyrën, për vete milionat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Prapaskenat e përplasjes mes biznesmenëve në Vlorë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Ndëshkimi kriminal që sfidon drejtësinë në Mirditë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.