KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 90 shtetas të Serbisë debohen nga aeroporti i Tivatit; policia i cilëson “rrezik për sigurinë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 90 shtetas të Serbisë debohen nga aeroporti i Tivatit; policia i cilëson “rrezik për sigurinë”
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

90 shtetas të Serbisë debohen nga aeroporti i Tivatit; policia i cilëson “rrezik për sigurinë”

Përditësimi i fundit: 4 Qershor, 2026 7:28 am
137 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”, njoftuan Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Në njoftim thuhet se shërbimet “i kanë identifikuar me kohë personat me interes për sigurinë”, në prag të samitit ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tivat.

Hyrja iu ndalua më 3 qershor, në orët e paradites, një grupi prej 87 burrash që kishte udhëtuar me fluturim çarter nga Beogradi.

Ata, siç u tha në njoftim, pas kontrolleve të sigurisë u kthyen në Serbi me të njëjtin aeroplan, ndërsa autoritetet malazeze do të nisin procedurat që edhe në periudhën e ardhshme t’u ndalohet hyrja dhe qëndrimi në Mal të Zi.

Para samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat më 5 qershor, Mali i Zi po zbaton kontrolle të shtuara dhe mediat malazeze raportuan se një grup burrash “me të dhëna kriminale” mbërritën me aeroplan nga Beogradi për të “ofruar siguri në mënyrë joformale” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, autoritetet malazeze të sigurisë nuk i konfirmon këto raportime mediatike, megjithëse shtuan se ata “kanë mbledhur të dhëna operative dhe të inteligjencës që tregojnë pa mëdyshje se prania e këtyre individëve në territorin e Malit të Zi do të përbënte rrezik për sigurinë e brendshme dhe kombëtare”.

Policia malazeze siguroi gjithashtu fotografi të gjërave të sekuestruara, duke përfshirë një pajisje komunikimi në distancë të gjatë, një stacion radioje detar, si dhe një banderolë me mbishkrimin “Serbia fiton”, e cila është përdorur nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit në tubimet e saj në muajt e fundit.

Policia malazeze i përshkruan individët e dëbuar si individë “që morën pjesë në tubime të shumta publike me rrezik të lartë sigurie dhe se disa prej tyre ishin të regjistruar për kryerjen e veprave penale dhe kundërvajtjeve me elementë dhune”.

Njoftimi për shtyp përfshinte edhe fotografitë e tyre, pa përmendur emrat e tyre.

Policia malazeze njoftoi gjithashtu se kishte sekuestruar dy autobusë me targa serbe, “të cilët dyshohet se ishin të destinuar për transportin dhe zhvendosjen e njerëzve nga Beogradi”.

Autoritetet malazeze njoftuan gjithashtu se do të “kundërshtojnë me forcë, vendosmëri dhe pa kompromis çdo formë të aktivitetit të keq”.

Ata gjithashtu theksojnë se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre për të ekspozuar “aktivitetet e grupeve kriminale dhe personave të lidhur me to që veprojnë në territorin e Malit të Zi, duke përfshirë lidhjet e tyre me elementë të huaj, qëllimi përfundimtar i të cilëve është të minojnë stabilitetin e shtetit dhe të ngadalësojnë proceset e integrimit evropian”.

Policia e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me dëbimin e qytetarëve serbë dhe raportimeve se këta individë ishin ngarkuar me detyrën për të “siguruar në mënyrë joformale” qëndrimin e Vuçiqit në Tivat, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Zyra e Vuçiqit i tha Radios Evropa e Lirë që të kontaktojë “institucionet kompetente të Malit të Zi”, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ishin të vërteta raportimet se një grup njerëzish “me të dhëna kriminale” supozohej se “siguronin në mënyrë joformale” presidentin.

Ndërkohë, linja ajrore kombëtare Air Serbia nuk u përgjigj në pyetjet nëse avioni në fjalë është i kompanisë së saj, dhe se kush e kishte marrë me qira avionin.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizja Evropa Sot, Tonqi Janoviq, vlerësoi reagimin e autoriteteve në Mal të Zi.

Ai shkroi në rrjetin social X se “një grup njerëzish me dosje të gjera vendosën të vinin në Tivat, pikërisht në kohën e tubimit më të madh ndërkombëtar në Mal të Zi, kur janë në fuqi masat më të larta të sigurisë”.

“Një zgjedhje shumë interesante termash”, shkroi Janoviq, duke shtuar se kjo ngjarje tregon se kërcënimet hibride dhe kërcënimet e tjera të sigurisë janë një realitet i botës moderne, por edhe se Mali i Zi ka institucione që e marrin seriozisht punën e tyre.

Reagimi i opozitës në Beograd

Derisa autoritetet në Beograd nuk kanë bërë asnjë njoftim, disa parti opozitare nga Serbia kanë reaguar, duke kërkuar përgjigje nga presidenti i Serbisë.

Zëvendëspresidenti i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Borko Stefanoviq vlerësoi se kontrolli dhe ndalimi i 87 personave që mbërritën në Tivat me një fluturim nga Beogradi është “një skandal dhe një turp për Serbinë”.

Stefanoviqi shtoi në një deklaratë me shkrim se presidenti i Serbisë, për të cilin ai pretendon se organizoi fluturimin, duhet t’u shpjegojë qytetarëve se kush e pagoi udhëtimin dhe se, “kush i ftoi njerëzit me precedentë kriminalë të shkonin si roje avangarde në Mal të Zi” dhe nëse ata ishin të armatosur.

“Duket se Aleksandar Vuçiq nuk e kupton se nuk mund të sillet jashtë vendit siç sillet në vendin e tij, ku nën qeverinë e SNS-së nuk dihet më se kush është polic dhe kush është kriminel”, tha Stefanoviq.

Presidenti i Partisë Demokratike, Sërxhan Milivojeviq, ka kërkuar dorëheqjen e Vuçiqit, sepse ai “dërgoi një aeroplan plot me kriminelë për ta ruajtur” në Mal të Zi dhe “dëmtoi reputacionin e shtetit”.

“Veprimet e autoriteteve malazeze në këtë rast tregojnë pse Mali i Zi është në pragun e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia, e kapur nga mafia e Vuçiqit, është bërë objekt poshtërimi dhe talljeje në Evropë”, thuhet në deklaratën e partisë.

Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor do të mbledhë së bashku udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtë vendeve të rajonit në Tivat.

Pjesëmarrja u konfirmua edhe nga presidenti i Serbisë, i cili bojkotoi samitin e fundit të mbajtur në Bruksel në dhjetor 2025.

Mbledhja e këtij viti në Mal të Zi ka një rëndësi të veçantë, pasi është i vetmi vend në rajon që aktualisht ka një mundësi të mirëfilltë anëtarësimi.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë, kundër protestës për Zvërnecin?
Artikulli tjetër Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nuk është tani në krye të axhendës së aleancës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.