KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Angli-Shqipëri, diferencat janë 1 miliard euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Angli-Shqipëri, diferencat janë 1 miliard euro
AnalizeSocialeSporti

Angli-Shqipëri, diferencat janë 1 miliard euro

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 2:56 pm
208 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Do të jetë një sfidë si ajo e Davidit me Goliatin. I vogli sfidon të madhin, i “varfri” sfidon pasanikun. Kombëtarja shqiptare do ta nisë rrugëtimin e saj për në Botërorin e Amerikës pikërisht ndaj një prej skuadrave më të shtrenjta në Europë, Anglisë.

Nuk duhet asnjë fakt për të treguar se diferencat mes dy skuadrave janë të tmerrshme në letër dhe në fushën e lojës. Pavarësisht se kuqezinjtë e Silvinjos do të provojnë të bëjnë gjithçka dhe mrekullinë në mitikun “Uembli”, ka disa të dhëna të tmerrshme që tregojnë se sa shumë diferenca ka mes Kombëtares shqiptare dhe nënkampionëve të Europës. Vlera e dy skuadrave në “Transfermarkt” (sajti i specializuar për statistika dhe vlerësimin e lojtarëve) është e frikshme. Anglia e Tomas Tuhel me lojtarët që ka në përbërje kap vlerën e 1.3 miliardë eurove, ndërsa kuqezinjtë tanë kapin vlerën 100 milionë euro.

DIFERENCAT- Interesant është fakti që 4 futbollistë të kombëtares angleze kushtojnë më shumë sesa Kombëtarja shqiptare, Xhud Bellingam që kap vlerën e 180 milionë eurove, Fill Fodën që është 140 milionë euro, Palmer (që do të mungojë me shumë mundësi) vlen 130 milionë dhe Deklan Rajs, 110 milionë euro. Herri Kejn është lojtari i pestë më i shtrenjtë në skuadrën e “Tre Luanëve” me 90 milionë euro, vetëm 10 milionë më pak sesa të gjithë futbollistët e grumbulluar nga Silvinjo. Megjithatë, diferencat e tilla duhet të tregohen në fushën e lojës dhe këtu është elementi që Kombëtarja mund të befasojë dhe mund t’i hapë punë një prej kombëtareve më të forta të kontinentit. Gara jonë nuk është ndaj tyre, por duhet një përfaqësim dinjitoz dhe përqendrim në limitet e perfeksionit për të tentuar kolpon në “Uembli”.

KOMBËTARJA- I pari nga kuqezinjtë që ka vlerën më të lartë në treg është Kristjan Asllani, mesfushori i Interit. 23-vjeçari vlerësohet me 18 milionë euro dhe lë pas Armando Brojën që kap vlerën 15 milionë euro. I treti në listë është Ernest Muçi, kartoni i të cilit vlerësohet 12 milionë euro. Vetëm 3 janë lojtarët e listës së kuqezinjve që kanë numra dyshifrorë në vlera. Gjimshiti kushton 8 milionë euro dhe Ismajli kushton 6 milionë euro. Këta janë 5 lojtarët me vlerën më të madhe në tregun e merkatos në Kombëtaren shqiptare.

 

 

DIFERENCA- Në rast se do të largojmë nga lista e Anglisë Palmerin, vlera e kombëtares angleze do të bjerë, por jo nën 1.1 miliardë euro. E thënë ndryshe, Anglia dhe Shqipëria kanë një diferencë të frikshme prej 1.1 miliardë eurosh. Por në fushën e lojës mund të ndodhë gjithçka dhe futbolli prandaj është loja më e bukur në botë, sepse askush nuk mund të bëjë parashikime. Anglia është superfavorite, por me besim mund të bëjmë mrekullinë.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U përurua rishtaz, ventilimi në tunelin e Murrizit nuk funksionon
Artikulli tjetër Ulqinakët kërkojnë anullimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.