KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banorët rikthehen me baraka te Ura e Dajlanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Banorët rikthehen me baraka te Ura e Dajlanit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Banorët rikthehen me baraka te Ura e Dajlanit

Përditësimi i fundit: 9 Mars, 2026 12:29 pm
119 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mes pirgjeve të inerteve dhe baltës pranë Urës së Dajlanit në Durrësit, tre baraka të mbuluara me plastmasë u shfaqën si kërpudha njëra pas tjetrës. Të mbetur mes katër rrugëve, banorët u rikthyen aty vetëm një muaj pasi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit u prishi shtëpitë.

“Na mbajtën vetëm shtatë ditë te Konvaleshenca ku na çoi bashkia dhe pastaj na nxorën. Nuk kishim ku të shkonim,” thotë Erma Zerellari, baba i pesë fëmijëve.  “Nuk kishim asnjë vend ku të fusnim kokën”.

Çatia mbi barakën e improvizuar mbahet nga dërrasa dhe llamarina, ndërkohë që hapësira e vogël mbushet nga sendet e pakëta që familja Zerellari arriti të shpëtonte nga shembja.

Ngjashëm me ta, edhe Xhina Hysenaj u detyrua që të rikthehej në barakë.

“Nuk kemi mundësi tjetër. Këtu u kthyem, sepse nuk kishim ku të shkonim,” tha ajo me dëshpërim.

Pas përmbytjeve masive në fillim të janarit, Bashkia e Durrësit urdhëroi më 26 janar shembjen e 16 banesave përgjatë kanalit kullues në Urën e Dajlanit, të banuara kryesisht nga familje të komunitetit rom. Sipas Bashkisë Durrës, ndërtimet pranë Urës së Dajlanit pengonin qarkullimin e ujit dhe përbënin rrezik për përmbytje të përsëritura, ndërsa banorët protestuan pasi aksioni u krye pa u garantuar më parë një zgjidhje strehimi.

Brenda një muaji, tre familje u rikthyen aty në kushte shumë herë më të këqija, pasi nuk gjetën asnjë alternativë tjetër. Por kriza e strehimit prek të gjithë banorët e e zonës, të cilët janë shpërndarë përkohësisht tek të afërmit dhe miqtë, duke jetuar në pasiguri për të ardhmen.

Të vendosur në këtë zonë prej rreth 30 vitesh, familjet kishin ndërtuar banesat pranë kanalit kullues, ndërsa disa prej tyre kishin nisur procesin e legalizimit që në vitin 2015.Zona sot nuk ka energji elektrike dhe as furnizim me ujë. Banorët mbijetojnë duke mbledhur kanaçe dhe mbetje hekuri për riciklim.

Shembjet e banesave të familjeve rome u denoncuan nga organizata “Drejtësia Sociale”, e cila po përgatit një padi kundër Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë Durrës.

“Në zonën e Urës së Dajlanit janë shembur në mënyrë të paligjshme disa banesa, ndonëse prej vitesh ndodheshin në proces legalizimi. Banorët janë nxjerrë me forcë dhe janë lënë në mes të katër rrugëve nga Bashkia Durrës, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin për strehimin social,” deklaroi organizata.

“Me banorët, deri në vendosjen e drejtësisë”, shkruhet në përfundim të reagimit.

Bashkia e Durrësit pretendon se aksioni u krye për lirimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit nga ndërtimet pa leje, që pengonin funksionimin e kanalit dhe rrisnin rrezikun e përmbytjeve. Sipas Bashkisë, familjet do të trajtohen me bonus qeraje në kuadër të programeve të strehimit social deri në ndarjen e banesave sociale sipas sistemit të pikëzimit.

Në terren, shumë familje thonë se ende nuk kanë një zgjidhje konkrete.

“Na thanë prisni, por ne nuk kishim ku të prisnim,” tha Zerellari për BIRN.

Disa familje jetojnë tashmë në shtëpitë e të afërmve, të tjerë kërkojnë ende një zgjidhje, ndërkohë që tre familjet që nuk patën askënd ku të shkonin janë rikthyer mbi rrënojat e shtëpive të tyre. Lagjja prej vitesh është lënë jashtë çdo projekti urban, ku infrastruktura rrugore është problematike në të gjithë gjatësinë.

Në mbrëmje, ndërsa pallatet përreth ndriçohen nga dritat, barakat pranë kanalit mbeten në errësirë.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Artikulli tjetër 19 milionë lekë të reja në muaj për dieta, karburant e telefona, privilegjet e deputetëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.