Një lajm tronditës ka goditur Barcelonën, teksa ylli i ri, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim që mund të rezultojë shumë serioz. Në ndeshjen ndaj Celta Vigo-s, e fituar 1-0 nga skuadra e Flick-ut, talenti katalanas u rrëzua në tokë pas një problemi muskulor, duke lënë fushën menjëherë dhe pa festuar golin e tij nga penalltia.
Sipas raportimeve të para, dyshohet për një çarje në bicepsin femoral të kofshës së majtë, një dëmtim që mund ta detyrojë 18-vjeçarin të mbyllë para kohe sezonin në La Liga. Nëse diagnoza konfirmohet, rrezikohet seriozisht edhe pjesëmarrja e tij në Kupa e Botës 2026 me Spanjën.
Momenti dramatik ndodhi në minutën e 40-të, kur Yamal realizoi golin e avantazhit, por menjëherë ndjeu një dhimbje të fortë në pjesën e pasme të kofshës. Ai kërkoi zëvendësimin në çast, duke alarmuar stafin dhe tifozët. Ky episod erdhi në një mbrëmje të tensionuar, ku edhe një tifoz në tribunë pati nevojë për ndihmë mjekësore.
Trajneri Hansi Flick u shfaq i shqetësuar pas ndeshjes: “Do të presim analizat për një diagnozë të qartë. Nuk është e lehtë, sepse Yamal është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. Edhe shokët e skuadrës reaguan me shqetësim, me Gavin që e quajti një goditje të rëndë për ekipin.
Frika në kampin katalanas është e madhe, sidomos duke pasur parasysh fundin e sezonit dhe përballjet vendimtare që afrohen. Rasti i ngjashëm me dëmtimin e Kevin De Bruyne, i cili qëndroi jashtë për muaj të tërë, shton edhe më shumë ankthin.
Megjithatë, ka edhe zëra optimistë. Pedri u përpoq të qetësonte situatën, duke shpresuar për një rikuperim të shpejtë të shokut të tij.
Tani gjithçka mbetet në dorën e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa Barcelona dhe Spanja mbajnë frymën për një nga talentet më premtues të futbollit botëror.
Marrë nga Sport.es