KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy standarde për zonat e mbrojtura/ Qeveria i premton Brukselit atë që i refuzon Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy standarde për zonat e mbrojtura/ Qeveria i premton Brukselit atë që i refuzon Kuvendit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Dy standarde për zonat e mbrojtura/ Qeveria i premton Brukselit atë që i refuzon Kuvendit

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 10:33 am
195 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Ministrave thotë se ndryshimet e vitit 2024 nuk bien ndesh me legjislacionin evropian. Katër muaj më parë, Komisioni Evropian refuzoi draftin me të cilin vetë qeveria propozonte t’i ndryshonte.

Këshilli i Ministrave u shpreh kundër dy nismave ligjore që kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura” (ligji nr. 21/2024). Qëndrimi është dhënë në një dokument shtatëfaqësh, të cilësuar si “mendim”, që u bë publik më 17 nëntor.

Nismat janë propozuar veçmas nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Qeveria i kundërshton me një sërë arsyesh, nga siguria juridike e investimeve ekzistuese deri te mungesa e analizave shkencore që do të justifikonin shfuqizimin. Argumenti kryesor është se ndryshimet e vitit 2024 nuk cenojnë standardet evropiane.

Ky argument bie ndesh me atë që po ndodh në negociatat me Brukselin. Siç zbuloi Citizens.al në korrik, Ministria e Mjedisit i dërgoi Komisionit Evropian draftin e parë të ndryshimeve në këtë ligj dhe Komisioni e refuzoi, duke kërkuar një draft të dytë. Që nga shtatori i vitit 2025, shfuqizimi i dispozitave të papajtueshme është kusht për mbylljen e Kapitullit 27 të negociatave, ai për mjedisin. Një zyrtar i lartë i ministrisë deklaroi atëherë se ky kusht duhet të përmbushej në dhjetor, ndërsa ndryshimet do të hynin në fuqi në gjysmën e parë të vitit 2027.

Pra, ndërsa në Bruksel qeveria negocion se si ta ndryshojë ligjin, në Tiranë ajo refuzon nismat që kërkojnë ta shfuqizojnë.

Përveç ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, deputeti Muçi ka propozuar edhe shfuqizimin e ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” dhe të ligjit nr. 20/2025, i njohur si “Paketa e Maleve”.

Çfarë thotë qeveria

Sipas qeverisë, qëndrimi është mbajtur pas konsultimeve me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ministrinë e Mjedisit.

Dokumenti thekson se propozimeve për shfuqizimin e ligjit u mungon një analizë e ndikimit ekonomik, veçanërisht për investimet ekzistuese dhe procedurat administrative që janë në proces. Ekzekutivi argumenton se shfuqizimi mund të krijojë pasiguri juridike për subjektet që kanë marrë leje apo autorizime në bazë të legjislacionit aktual.

Qeveria ngre shqetësim edhe për fatin e akteve nënligjore të miratuara në zbatim të ndryshimeve të vitit 2024. Sipas saj, shfuqizimi do të rikthente rregullat e mëparshme për zonat e mbrojtura, por nismat nuk sqarojnë se çfarë do të ndodhë me aktet, lejet dhe autorizimet e miratuara ndërkohë.

Për sa i përket pajtueshmërisë me BE-në, qeveria pretendon se direktivat evropiane nuk ndalojnë në mënyrë absolute aktivitetet në zonat e mbrojtura, por kërkojnë vlerësimin e ndikimit të çdo projekti mbi objektivat e ruajtjes së natyrës.

“Fakti që legjislacioni parashikon mundësinë e zhvillimit të një veprimtarie në një kategori të caktuar të zonës së mbrojtur mjedisore, nuk nënkupton miratimin automatik të çdo projekti konkret dhe as dobësimin e nivelit të mbrojtjes së zonës, pasi çdo projekt u nënshtrohet vlerësimeve dhe procedurave”, thuhet në dokument.

Ky është i njëjti arsyetim që qeveria i paraqiti Komisionit në korrik. Drafti i parë kopjonte kryesisht nenin 6, paragrafët 3 dhe 4, të Direktivës së Habitateve të BE-së, pa prekur çështjet më të debatuara: hotelet me pesë yje dhe akomodimin turistik brenda parqeve kombëtare, heqjen e zonimit për peizazhet e mbrojtura dhe monumentet natyrore, si dhe lejet e KKTU-së për veprimtari ekonomike pa plane menaxhimi.

Çfarë kërkon Evropa

Komisioni Evropian ka kërkuar vazhdimisht shfuqizimin e plotë të dispozitave të papajtueshme. Kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar publikisht Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, duke thënë se bëhet fjalë për rregullime për përputhshmëri dhe jo për shfuqizim.

Më 17 qershor 2026, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon vendosjen e menjëhershme të një moratoriumi për lejet e reja, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave ligjore të papajtueshme me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.

Qëndrimi i qeverisë vjen pasi në shtator Kuvendi shtyu pa afat shqyrtimin e nismave për shfuqizimin e ndryshimeve. Organizatat mjedisore i kundërshtojnë ndryshimet që nga miratimi në vitin 2024, duke paralajmëruar se ato hapin rrugën për ndërtime dhe investime turistike në territore me status mbrojtjeje.

Deputeti Redi Muçi e kundërshton qëndrimin e qeverisë dhe thotë se shfuqizimi i ndryshimeve është kërkesë e Bashkimit Evropian në kuadër të negociatave. Sipas tij, kjo kërkesë mbetet e papërmbushur, ndërsa ministri i Mjedisit u ka thënë eurodeputetëve të Grupit të të Gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane se Shqipëria ka kohë deri në fund të vitit 2027. Ky afat përputhet me atë që zyrtarët e ministrisë kishin deklaruar në korrik.

Muçi pretendon se ligji nr. 21/2024 u miratua pikërisht për të lejuar ndërhyrje në zona të mbrojtura që legjislacioni i mëparshëm i ndalonte, dhe e lidh miratimin e tij drejtpërdrejt me projektin turistik në Zvërnec.

“Edi Rama si kreu i KKTU në muajin korrik dha 3 leje të reja ndërtimi për resorte në të njëjtën zonë të Pishë Poro – Nartës, por edhe shumë projekte të tjera që parashikohen me Paketën e Maleve”, shprehet ai.

Sipas Muçit, nismat duhet të rikthehen fillimisht në komisionet e përhershme të Kuvendit, por për këtë nuk ka afat.

“Nga eksperienca e mëparshme mund të marrë edhe më shumë sesa 3 muaj”, u shpreh Muçi për Citizens.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, thotë se qëndrimi i qeverisë ishte i pritshëm. Ajo kujton se refuzimin e kishte paralajmëruar Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të mazhorancës,gjatë seancës plenare ku u prezantuan nismat.

“Zvërneci për ta përfaqëson një interes të madh, një interes klientelist dhe korruptiv. I kanë vënë syrin për ta shkatërruar, por nuk do t’ia dalin, sepse qytetarët kanë reaguar dhe do të vazhdojnë të reagojnë”, u shpreh Zhupa.

Zhupa kritikoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e la ligjin në fuqi pas ndarjes së votave katër me katër. Sipas saj, qeveria po e përdor këtë vendim për të mbrojtur ndryshimet, pavarësisht kundërshtimeve në nivel evropian.

“Pres që nisma të futet në rendin e ditës për t’u shqyrtuar fillimisht në komision dhe më pas në seancë plenare. Do të informoj Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe do të mbaj qëndrime publike për të sensibilizuar opinionin publik”, përmbylli Zhupa.

 

Marrë nga

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hetime për marrëveshjet në Ballkan/ Telashe të reja për ish-ambasadoren amerikane në Greqi
Artikulli tjetër Siguria e punëtorëve të tekstilit në rrezik, aksion para Sinsay në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.