KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Frika nga trazirat, nuk dalin në shitje biletat për Serbi-Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Frika nga trazirat, nuk dalin në shitje biletat për Serbi-Shqipëri
AktualeFokusKryesoreRajoniSocialeSporti

Frika nga trazirat, nuk dalin në shitje biletat për Serbi-Shqipëri

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2025 4:34 pm
406 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për tifozët përpara ndeshjes vendimtare ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Për ndeshjen e Leskovac-it nuk do të dalin në shitje biletat, por do t’i shpërndahen komunitetit të futbollit në mënyrë të personalizuar. Secili që do të pajiset me bileta, kur të hyjë në stadium, duhet të paraqesë edhe një mjet identifikimi.

Njoftimi i FFS-së:

Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe sidomos duke marrë parasysh përvojën e hidhur nga ndeshja e ndërprerë në vitin 2014,ku kombëtarja jonë mbeti jashtë një kompeticioni të madh përmes vendimit administrativ, Federata ka marrë vendimin që për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor, në stadiumin “Dubočica”, në Leskovc, të mos ketë shitje të biletave për publikun e gjerë.

Prania në tribuna do të mundësohet vetëm përmes shpërndarjes së biletave në komunitetin e futbollit: federatat rajonale, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale të futbollit, sponsorët zyrtarë dhe mysafirët e Federatës, përfaqësuesit e akredituar të medieve, si edhe ekipet mjekësore dhe të tjera të domosdoshme për zhvillimin e ndeshjes.

Hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara dhe me paraqitjen e një dokumenti identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), të shoqëruara me kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Publikut i kujtohet se në tetor të vitit 2014, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, çka solli pasoja të rënda për kombëtaren serbe, përfshirë edhe humbjen e mundësisë për t’u kualifikuar në Euro 2016. Për këtë arsye, FFS në bashkëpunim me UEFA-n, FIFA-n dhe institucionet e tjera përkatëse po merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë maksimale dhe zhvillimin e rregullt të takimit.

Kjo ndeshje është shpallur nga FIFA, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe FFS si ndeshje me rrezikshmëri të lartë sigurie. Për këtë arsye, FIFA do të dërgojë në Leskovc dy zyrtarë sigurie, ndërsa në tribuna nuk do të lejohen tifozë mysafirë, në përputhje me udhëzimet e sigurisë.

Federata e Futbollit e Serbisë apelon që të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë me sjelljen e tyre për një atmosferë sportive dhe korrekte, në mënyrë që kombëtarja e Serbisë të ketë kushtet e duhura për të arritur rezultatin më të mirë në fushë.’

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet të shtunën, më 11 tetor, në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rrugët me pagesë/ Qeveria planifikon tarifimin elektronik në segmentet me trafik të lartë

Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë për 31 qytetarë, nën hetim 2

Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e një prej viktimave

‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur

Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes
Artikulli tjetër Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion, goditet grupi kriminal

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ilir Meta denoncon: “Regjistrohen bisedat e mia me avokatin, në burg”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.