Nga Av. Altin Goxhaj dhe aktivisti Andrea Bregu
A ka kuptim ky gjyq?
Një pyetje e thjeshtë, që po del vetë nga akuza penale ndaj aktivistit Andrea Bregut: a ka kuptim një gjyq kur vetë gjyqtari ndodhet në të njëjtin pozicion si pala që ka ngritur akuzën?
Sepse situata është kjo, pa shumë teori.
Nëse gjyqtari e shpall Andrean të pafajshëm, atëherë pranon se Andrea kishte të drejtë kur tha për Mirela Arqimandriti dhe Ines Leskaj (si drejtuese të GDAC dhe AWE që financohen nga Fondacioni Soros) se janë mercenarë të Soros!
Dhe në atë moment, jo vetëm dy paditëset, por edhe vetë gjyqtari Gentian Jahjolli që po gjykon çështjen — që ka deklaruar në deklaratën e pasurisë se ka marrë pagesë si ekspert nga Komiteti i Helsinkit që funksionon në të njëjtin sistem financimi nga Fondacioni Soros, njësoj si akuzueset — hyn në të njëjtin diskutim publik: edhe ai i bie që të jetë mercenar i Soros!
Nëse e shpall fajtor, ndalon këtë lloj etiketimi. Dhe bashkë me paditëset, edhe vetë gjyqtari del nga ky hall.
Me fjalë të tjera, vendimi nuk prek vetëm palët. Kthehet edhe te ai që e jep.
Kjo është arsyeja pse në këtë proces u kërkua përjashtimi i gjyqtarit. Jo për lidhje direkte me palët, por për diçka më të thjeshtë: për faktin që ndodhet në të njëjtën situatë që po gjykohet.
Por gjykata nuk e pa kështu. Kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Sokol Shehu, me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me fondacionin apo me palët në proces, nga një anë duke i mbyll sytë përballë elefantit në dhomë, pra konfliktit të interesitm dhe nga ana tjetër duke paragjykuar vetë çështjen “ke apo s’ke lidhje me Fondacionin Soros nëse merr pagesë nga organizata që financohet nga Fondacioni Soros”.
Dhe këtu lind kontradikta.
Sepse edhe 2 paditëset nuk kanë lidhje direkte me fondacionin Soros: nuk janë staf i tij. Edhe ato paguhen përmes organizatave që financohen nga Soros. Pra, për njërën palë kjo lidhje mjafton për të hapur gjyq, për tjetrën nuk mjafton as për t’u përjashtuar nga gjykimi.
I njëjti fakt, dy mënyra leximi.
Dhe pikërisht këtu çështja nuk është më vetëm Andrea Bregu. Është një pyetje më e madhe, që prek vetë mënyrën si funksionon drejtësia e prodhuar nga Reforma Soros: Gjykoni çfarë të doni, por mos guxoni të prekni Soros dhe mercenarët e tij se Soros është edhe gjykatës dhe akuzues!
A mund të konsiderohet i paanshëm një gjyq, kur gjyqtari është në të njëjtin realitet që po gjykon?
Sepse në fund, drejtësia nuk matet vetëm nga vendimi. Matet nga besimi që krijon. Dhe ky besim fillon nga një rregull i thjeshtë: ai që gjykon duhet të jetë jashtë historisë që po gjykon. Kjo është libri i Abetares Juridike në vitin e parë drejtësi! Është edhe Abetarja Juridike e Gjykatës!
Si nisi ky gjyq!
Çështja nisi në nëntor të vitit 2025, në kulmin e debatit publik për “Ligjin për Barazinë Gjinore”. Në atë moment, aktivisti Andrea Bregu publikoi në rrjetet sociale të dhëna nga një databazë pagash që lidhej me dy organizata joqeveritare: Rrjetin e Fuqizimit të Gruas dhe Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim.
Në publikimin e tij në facebook, Bregu nxori në pah pagat e punonjësve dhe drejtuesve të këtyre organizatave dhe tregoi me fakte dhe prova se këto organizata financoheshin nga Fondacioni Soros (nga vetë faqet prezantuese të këtyre organizatave dhe të vetë Fondacionit) madje GADC ishte krijuar drejtpërdrejtë nga vetë Fondacioni Soros si spinoff në vitin 2002. Në këtë kontekst, ai përdori edhe termin “mercenarë të Soros”, duke i konsideruar këto organizata dhe njerëzit e përfshirë si pjesë e një sistemi ndikimi politik siç ndodh rregullisht në mediat konservatore amerikane dhe europiane.
Pas këtij statusi në FB, drejtueset e dy organizatave, Mirela Arqimandriti dhe Ines Leskaj, e çuan çështjen në gjykatë. Ato e akuzuan Bregun për “shpifje” dhe “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”, duke kërkuar dënim penal dhe gjobë.
Dosja përfundoi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe çështja iu caktua çuditërisht gjyqtarit Gentian Jahjolli, nga të rrallët në gjykatën penale të Tiranës që kishte histori të gjatë angazhimi me “shoqërinë civile” dhe organizatat ndërkombëtare të ekosistemit sorosian para se të bëhej gjykatës.
Pikërisht këtu nisi edhe problemi i dytë i këtij procesi.
Në fillim të shkurtit 2026, në seancën e parë, Av Altin Goxhaj si përfaqësues ligjor i aktivistit Andrea Bregu kërkoi përjashtimin e gjyqtarit nga çështja. Arsyeja ishte konkrete: sipas deklarimit të pasurisë, Jahjolli kishte marrë pagesë si “ekspert i rastësishëm” nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një organizatë që, sipas të dhënave publike, financohet nga i njëjti fondacion që përmendet edhe në këtë çështje.
Pra, argumenti ishte i drejtpërdrejtë: nëse padia ndërtohet mbi faktin që njerëz të paguar nga OJF të financuara nga Soros janë objekt kritikash, atëherë një gjyqtar që ka qenë i paguar nga një OJF e të njëjtit sistem nuk mund të shihet si i shkëputur nga ky realitet dhe pasojat e vendimit të tii do të ndikonin jo vetëm mbi Andrea Bregun dhe akuzueset por edhe mbi vetë gjyqtarin për shkaqe të njëjta me palët akuzuese.
Kërkesa për përjashtim u shqyrtua më 14 shkurt 2026 në dhomë këshillimi dhe u rrëzua nga gjyqtari Sokol Shehu.
Arsyetimi i gjykatësit ishte se nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes gjyqtarit dhe fondacionit apo palëve në proces. Por pikërisht ky është thelbi i debatit që ka dalë sot jashtë sallës së gjyqit.
Gjyqtari Sokol Shehu kapërceu ligjin dhe procedurën, dha vendim për vetë gjyqin që do marri vendim gjykatësi që kërkohet të përjashtohet për të mbrojtur jo vetëm gjykatësin por edhe palën e akuzuesit dhe shpallur de facto fajtor Andrean për shpifje!
Sepse në këtë çështje nuk po diskutohet një lidhje direkte, por një lidhje përmes strukturave — pikërisht ajo që është në qendër të vetë akuzës ndaj Bregut, dhe të mediave konservatore amerikane.
Dhe këtu historia nuk është më vetëm një konflikt mes një aktivisti dhe dy organizatave.
Është një çështje që po ngre një pikëpyetje më të madhe për mënyrën se si po interpretohet konflikti i interesit në praktikë në kohën e Reformës Soros në Drejtësi, atëherë kur preken vetë interesat e Fondacionit Soros dhe të njerëzve të tij!
A nuk ishte në të vërtetë ky një ndër qëllimet e fshehta të Reformës Soros në Drejtësi!
Që sot ne do ti drejtohemi të gjithë opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar, për të hedhur dritë mbi një gjyq që përveç shtypjes së lirisë së fjalës dhe qëndrimit politik synon edhe krijimin e standardit të paprekshmërisë së vetë klanit të njerëzve të Soros ku edhe akuzuesit edhe gjykatësit janë të njëjtët mercenarë të të njëjtit padron!
Marrë nga Hashtag.al