KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjysma e emigrantëve shqiptarë të kthyer, duan të ikin sërish
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjysma e emigrantëve shqiptarë të kthyer, duan të ikin sërish
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Gjysma e emigrantëve shqiptarë të kthyer, duan të ikin sërish

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2025 12:37 pm
156 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen.

Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë.

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më parë, por gjysma e tyre rreth 50% duan të largohen sërish, pasi po përjetojnë zhgënjim.

Shqipëria prej vitesh përballet me nivele të larta të emigrimit, por të rikthyerit lajmërojnë përkeqësim të fenomenit. Shumë prej tyre, pasi provojnë mundësinë për të rindërtuar jetën në vend, ndeshen me të njëjtat barriera që i detyruan të largohen radhën e parë.

Pagat e ulëta në njërën anë dhe në tjetrën rritja e kostove të jetesës, pasiguria institucionale dhe klima e dobët ekonomike për aftësitë që ata kanë fituar jashtë po ndikon në vendimet për riemigrim. Për shumë prej tyre, pritshmëritë e krijuara gjatë emigrimit nuk përputhen me realitetin e tregut vendas.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, mbi 40 për qind e popullsisë së vendit është në emigracion, një nga nivelet më të larta globalisht.

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Madje studimet vlerësojnë se një pjesë e emigrantëve të rikthyer kontribuojnë në bilancin e largimeve dyfish, pasi jo vetëm ikin vetë, por motivojnë anëtarë të familjes të largohen bashkë me ta.

Ri-largimet e larta faktojnë se politikat e ri-integrimit kanë dështuar. Ndërkohë që remitancat vazhdojnë të injektojnë para në ekonomi, ato nuk po strukturohen në mënyrë që të sjellin zhvillim afatgjatë apo investime të qëndrueshme.

Në mungesë të një klime biznesi të besueshme dhe mbështetjes reale për punësim cilësor, ata që kthehen shihen si “turistë të përkohshëm” në vendin e tyre, të gatshëm të ikin sapo kuptojnë se realiteti nuk premton stabilitet.

Në Ballkan, Bullgaria është një shembull pozitiv. Në vitet 2010 emigronin gati të gjithë studentët e një gjenerate të mjekësisë, ndërsa sot vendi po grumbullon studentë nga vendet e tjera që studiojnë mjekësi në programet e gjuhës angleze, të cilët më pas zgjedhin të qëndrojnë në Bullgari.

Por në Shqipëri arsimi është lënë në hije dhe pa lidhje me tregun e punës dhe në vend që të bëhet shkak për zhvillimin është bërë shkak për largimin nga vendi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarmante shkalla e përdorimit të mediave sociale, te fëmijët parashkollorë
Artikulli tjetër Banka Qëndrore: Besimi ekonomik i Shqipërisë bie në nëntor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.