KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2026 10:31 am
184 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratën publike, duke përbërë pothuajse dy të tretat e aplikimeve gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të fundit nga raporti i Departamentit të Administratës Publike.

Në total, nga 4,602 aplikime unike, 62.7% janë kryer nga femra, ndërsa vetëm 37.3% nga meshkuj.

Raporti i DAP analizon një profil më të gjerë të aplikantëve duke dalë në përfundimin se mosha mesatare e aplikantëve është 33 vjeç, ndërsa për ata që synojnë të hyjnë në shërbimin civil bie në 32 vjeç. Ndërkohë, aplikantët për ngritje në detyrë kanë një mesatare prej 38 vjeç.

Gjatë vitit 2025, u emëruan 654 nëpunës civilë ku pjesa më e madhe, rreth 57.3%, erdhën nga rekrutime të reja, përfshirë pranime në kategorinë ekzekutive dhe emërime nga jashtë shërbimit civil.

Nga këto emërime, 51.2% i përkasin kategorisë ekzekutive, ndërsa 6.1% kategorive të ulëta dhe të mesme drejtuese.

Megjithatë, hyrjet nga jashtë për nivelet drejtuese mbeten të kufizuara, duke zënë vetëm 18.5% të emërimeve në këto kategori. Sistemi i shërbimit civil vazhdon të mbështetet kryesisht në zhvillimin e karrierës së brendshme.

Rreth 59% e lëvizjeve ndodhin brenda të njëjtit institucion, duke treguar një tendencë për promovim ndërkohë lëvizjet nga institucionet e pavarura drejt administratës qendrore mbeten minimale, në vetëm 4%.

Të gjitha pozicionet vakante, gjithsej 934 gjatë vitit, iu ofruan fillimisht nëpunësve ekzistues përmes procedurës së lëvizjes paralele. Kur këto pozicione nuk plotësohen, ato hapen për ngritje në detyrë, duke krijuar një rrugë të dytë.

Në vitin 2025, 277 pozicione u hapën për këtë proces, përfshirë 198 në kategorinë e ulët drejtuese dhe 79 në atë të mesme. Në fund të procedurave, vetëm 13.6% e vendeve vakante u plotësuan përmes lëvizjes paralele. Ndërsa 17.9% u plotësuan përmes ngritjes në detyrë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Napoli/ Goditet klani “Di Lauro”, drogë nga organizata shqiptare
Artikulli tjetër SHBA/ Brenda ActBlue, platformës së mbledhjes së fondeve për Demokratët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.