KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Integrimi europian dhe realiteti i kostos së lartë të jetesës në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Integrimi europian dhe realiteti i kostos së lartë të jetesës në Shqipëri
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Integrimi europian dhe realiteti i kostos së lartë të jetesës në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 9:25 am
247 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Procesi i integrimit europian është paraqitur si një histori suksesi, me theks të veçantë në përshpejtimin e mbylljes së kapitujve të integrimit. Në planin administrativ, Shqipëria po përparon në përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Por integrimi europian nuk është vetëm harmonizim legjislacioni. Ai është edhe harmonizim i standardit të jetesës. Për qytetarët, integrimi matet me fuqinë reale të pagës dhe me koston e shportës së përditshme.

Çmimet janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat:

Sot Shqipëria ka çmime në 64% të BE-së, por të ardhura vetëm 21%. Diferenca prej 43 pikë përqindjeje është më e larta në rajon. Serbia ka 61% nivel çmimesh dhe 34% të ardhura; Mali i Zi 59% çmime dhe 41% të ardhura. Shqipëria rezulton ndër më të shtrenjtat në Ballkan, por me të ardhurat më të ulëta relative.

Ushqimet: pothuajse në nivelin e BE-së

Situata bëhet edhe më domethënëse kur analizohen ushqimet. Në vitin 2024, kategoria “Food” në Shqipëri është 99.6% e mesatares së BE-së. Pra, ushqimi paguhet pothuajse me çmime të njëjta me BE-në. Në disa kategori Shqipëria është mbi mesataren e BE-së:

Në kategori të tjera diferenca është shumë e vogël në krahasim me çmimet mesatare në BE:

Këto janë produkte baze, jo mallra luksi. Kur pjesa më e madhe e ushqimeve janë mbi ose afër mesatares së BE-së, ndërsa paga është 21% e BE-së, presioni mbi familjen është i qartë.

Struktura e buxhetit e përforcon presionin

Një tregues i qartë i nivelit të mirëqenies është mënyra se si familjet shpërndajnë të ardhurat e tyre. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve (INSTAT), në vitin 2024 rreth 39.6% e buxhetit të familjeve shqiptare shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në BE-27 kjo peshë është 13–15%.

Kjo do të thotë se familjet shqiptare shpenzojnë pothuajse trefishin e peshës europiane për produkte baze. Në këtë strukturë, çdo rritje çmimi ka efekt të menjëhershëm dhe shumëfishues mbi mirëqenien. Në një ekonomi ku 40% e të ardhurave shkojnë për ushqim, çdo rritje çmimi ka efekt të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë mbi mirëqenien.

Integrimi formal dhe integrimi real

Mbyllja e kapitujve është proces teknik. Por integrimi real matet me aftësinë e qytetarëve për të përballuar jetesën me dinjitet. Nëse çmimet afrohen me Europën shumë më shpejt se pagat, atëherë kemi një përafrim formal, por jo një përafrim real të standardit të jetesës.

Diferenca e lartë midis çmimeve dhe të ardhurave, e kombinuar me peshën e lartë të ushqimeve në buxhet, krijon:

Në këtë kontekst, integrimi europian nuk mund të matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me nivelin real të jetesës së qytetarëve. Shqipëria po afrohet me BE-në në planin institucional dhe në nivel çmimesh. Por në planin e mirëqenies reale, hendeku mbetet i thellë. Ushqimi është pothuajse në nivelin e BE-së, madje mbi BE-në në disa kategori, ndërsa të ardhurat mbeten një e pesta e standardit europian. Integrimi europian nuk mund të jetë vetëm proces administrativ. Ai duhet të jetë përmirësim konkret i jetës së qytetarëve. Europa fillon në standardin real të jetesës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm AKSHI, Posta dhe QSUT me tenderët më problematikë
Artikulli tjetër Përplasje në mbledhjen e qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.