KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimi amerikan në Sazan në rrezik, kompania e dhëndrit të Donald Trump mund të tërhiqet nga projekti
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Investimi amerikan në Sazan në rrezik, kompania e dhëndrit të Donald Trump mund të tërhiqet nga projekti
AktualeAnalizeKomentKryesoreSociale

Investimi amerikan në Sazan në rrezik, kompania e dhëndrit të Donald Trump mund të tërhiqet nga projekti

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2026 9:15 am
252 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Deputetja socialiste Zamira Sinaj deklaroi ditën e djeshme në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në Ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”.

Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që synon dhënien e porteve turistike pa garë për investitorët strategjikë. “Sazani, rasti kryesor, janë duke u tërhequr,” tha ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së komisionit, Ina Zhupa, e cila kërkoi shembuj për të justifikuar nevojën e ndërhyrjes në ligj.

Deputetja theksoi se nëse nuk rregullohet procedura aktuale, investitori mund të largohet. Ajo iu referua një kërkese të dorëzuar pranë Komitetit të Investimeve Strategjike nga kompania e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Trump. Sinaj argumentoi se ndryshimi ligjor do të sigurojë “siguri juridike” për investitorët strategjikë, duke harmonizuar procedurat e ligjit për “Portet turistike” me ligjin për “Investimet Strategjike”.

Sipas deputetes, problemet kryesore në praktikë janë vonesat dhe bllokimet e investimeve të rëndësishme turistike. Ndryshimi i propozuar parashikon që një investitori strategjik që ndërton komplekse turistike në bregdet dhe përfshin edhe ndërtimin e një porti turistik, të mund t’i jepet pa garë koncesioni i ndërtimit dhe operimit të portit, gjë që ligji aktual e ndalon.

Sinaj shtoi se ndryshimi do të shmangë konflikte të mundshme midis investitorëve, në rast se ndërtimi i portit brenda një investimi strategjik mund ta fitojë një investitor tjetër dhe jo ai që ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Kujtojmë se Jared Kushner mori miratimin nga Komiteti i Investimeve Strategjike për projektin e resortit turistik në Ishullin e Sazanit. Statusi i investitorit strategjik u dha për një periudhë 10-vjeçare, duke i siguruar projektit prioritet dhe procedura të përshpejtuara, në përputhje me planin e veprimit dhe detyrat e parashikuara në vendim.

Vendimi parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e shtetit në investim përmes krijimit të një entiteti juridik të përbashkët, i përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC) si pala shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri me të drejtë amerikane.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për grupmoshën nën 15 vjeç
Artikulli tjetër Ndryshim rregullash për “sekretin shtetëror”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.