Së shpejti pritet të miratohet një projektligj i ri përmes së cilit synohet parandalimi i shpërndarjeve të informacioneve sensitive në kohë krize.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) ka depozituar projektligjin përmes të cilit synon të ndryshojë ligjin bazë nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”.
Më konkretisht mësohet se administrimi, transporti dhe deklasifikimi i informacioneve sekrete në Shqipëri do t’i nënshtrohen rrefgulave të reja duke synuar kështu një mbrojtje më të sigurtë të informacioneve.
Nisma në fjalë rrjedh si nevojë e zgjidhjes së çësthjeve që kanë hasur probleme në praktikë nga institucionet që prodhojnë dhe përpunojnë informacione sekrete si dhe për të mundësuar përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, në një kohë kur po punohet intesivisht për të mundësuar integrimin e Shqipërisë në BE.
Në projektligjin e depozituar së fundmi bëhet fjalë se ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në rastet e gjendjes së luftës, fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile, ku evakuimi i materialeve sekrete është i pamundur, titullari i përfaqësisë ka të drejtë të urdhërojë “shkatërrimin emergjent” të tyre. Duke u bërë kështu një masë parandaluese e shpërndarjes së informacioneve sekrete.
Institucionet që prodhojnë një informacion të klasifikuar si përgjigje ndaj dokumenteve të ardhura nga institucione të tjera, do të kenë të drejtë ta deklasifikojnë atë vetë, pa pasur domosodshmërisht nevojën e statusit “Autoritetit Klasifikues”.
Marrë nga Newsbomb.al