KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Kafja e Madhe” në Shkodër i jepet ish-deputetit Agron Çela, do ta bëjë hotel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Kafja e Madhe” në Shkodër i jepet ish-deputetit Agron Çela, do ta bëjë hotel
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Kafja e Madhe” në Shkodër i jepet ish-deputetit Agron Çela, do ta bëjë hotel

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 11:35 am
284 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Familja e ish-deputetit të LSI-së dhe PS-së, Agron Çela, do të rindërtojë “Kafen e Madhe” në Shkodër, pas një debati që zgjati disa vite, teksa godina e cila është një monument kulture u la në harresë dhe u shkatërrua. Dyshimet ishin se shkatërrimi u bë me dashje, kjo për t’i hapur rrugë rindërtimit dhe tjetërsimit të godinës ekzistuese.

Vox News ka siguruar ekskluzivisht dokumentet e lejes së KKTU-së, ku rezulton se ndërtesa ikonike do të shndërrohet në hotel, nga një prej familjeve më me ndikim në qytetin veri perëndimor të Shqipërisë, e cila vetëm para pak muajsh fitoi edhe ankandin e qeverisë për ndërtimin e një resorti në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Velipojës.

Ditët e fundit, qeveria ka firmosur lejen e ndërtimit për “Kafen e Madhe” në Shkodër, teksa dokumentet e siguruara ekskluzivisht nga redaksia jonë flasin se bëhet fjalë për “miratimin e lejes së ndërtimit për objektin, restaurimi, rindërtimi i Kafes së Madhe dhe ndërtim i objektit hoteleri 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Shkodër.

Rindërtimi erdhi me propozim të subjektit zhvillues, shoqërisë “Xhenis -Sh”, në pronësi të zonjës Belma Çela, bashkëshortja e ish-deputetit Agron Çela, i cili më parë ka qenë nën siglën e LSI-së dhe më vonë të Partisë Socialiste. Një tjetër “shpërblim” për këtë familje, pasi më parë edhe vajza e Agronit, kandidoi me PS-në në zgjedhjet e fundit parlamentare. Një rreshtim totalisht në favor të mazhorancës, teksa aktualisht për familjen janë dhënë edhe frytet.

Në dokumentin e lejes për “Kafen e Madhe” shkruhet se godina u projektua nga mjeshtri i madh Kolë Idromeno në fillim të shekullit të 20-së. Një nga veprat më të mira të tij, mbart në vete influencë të dukshme nga arkitektura Austro – Hungareze e asaj periudhe.

“Gjatë viteve të diktaturës është emërtuar ‘Kafe Park’ dhe kati i sipërm është shfrytëzuar si ‘Hotel Park’. Zonjat do të vishnin fustanet më të bukura dhe zotërinjtë kostumet më të mira për të vizituar Kafen e Madhe duke u bërë kështu qendër sociale shumë e rëndësishme”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, gradualisht si pasojë e mos investimit dhe neglizhencës godina filloi të mos shfrytëzohej duke i dhënë fund kështu jetës plot gjallëri që reflektonte. “Në kohën aktuale megjithëse është klasifikuar si Monument kulture i kategorisë së parë ndodhet në gjendje mjaft të degraduar. Objekti nuk ka pësuar shndërrime në morfologjinë e tij duke ruajtur tiparet arkitektonike-volumetrike por në një gjendje të degraduar”, vijon dokumenti.

Në dokumente shkruhet se do të tentohet që të ruhet fasada e vjetër. “Punimet e sigurimit, konservimit dhe ndërhyrja restauruese duhet të realizohen konform normave dhe rregullave në fuqi si dhe duke iu referuar metodikave dhe praktikave më të mira”, thuhet në dokument.

Më tej vijon se për të garantuar një vazhdimësi të punimeve dhe sigurinë publike është parashikuar mbyllja ose kushtëzimi i kalimit në disa rrugë, gjithashtu aty ku është e mundur është parashikuar ndërtimi i mbrojtjeve, skela me rrjeta metalike, të objekteve ngjitur, nga rrëzimet aksidentale të materialeve nga lartësitë.

Në dokument shkruhet se përveç restaurimit, do të tentohet edhe dhënia e funksioneve të cilat do rikthenin lavdinë e dikurshme “Kafes së Madhe” si hotel, bar kafe dhe qendër sociale. Në të do të bëhet parkim, spa center, pishinë, bar, restorant, butik, sallë konferencash, zyra dhe dhoma hoteli.

“Objekti do përshtatet në mënyrë sa më të mirë funksionale duke përfshirë në të funksione që i përshtaten pozicionit dhe nevojave të komunitetit, duke qenë në afërsi të qendrës dhe zonave të banuara propozimi parashikon të përfshihen ambiente social – kulturore të cilat do të funksionojnë me akses direkt nga jashtë por edhe të brendshëm. Kati i fundit do të jetë pjesërisht i mbyllur dhe kryesisht verandë”, vijon dokumenti.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkarkohet administratori i Universitetit Politeknik të Tiranës
Artikulli tjetër Qeveria ‘braktis’ të moshuarit e sëmurë, nuk financon kujdesin shëndetësor në banesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.