KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania e Elon Musk-ut nuk paguan taksat, në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kompania e Elon Musk-ut nuk paguan taksat, në Shqipëri
AktualeFinanceKryesoreSociale

Kompania e Elon Musk-ut nuk paguan taksat, në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 17 Janar, 2025 1:51 pm
214 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Starlink Albania, kompania që ofron shërbim interneti përmes satelitit është në telashe me zyrën e taksave.

Administrata Tatimore ka vendosur sekuestro mbi kompaninë me përfitues fundor Elon Musk, për shkak se ka detyrime të papaguara tatimore.

“Kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor”, ardhur nga Drejtoria e mbledhjes se detyrimeve tatimore te papaguara Rajoni Qendror , Tirane , ku eshte kerkuar: Vendosja e masës së sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “STARLINK ALBANIA” pajisur me NUIS (NIPT) M21705037B , duke moslejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti,” thuhet në dokumentacionin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Starlink është një kompani që ofron shërbim të shpejtë internetit përmes satelitit, pa patur nevojë për lidhje fizike.

Aktualisht kompania është prezente në mbi 70 vende të botës.

Në Shqipëri, ajo është prezente përmes Starlink Albania, e cila është themeluar në maj të vitit 2022.

Aksionet e Starlink Albania zotërohen në masën 100 për qind nga Starlink Holding Netherlands B.V, që ka përfitues fundor miliarderin amerikan Elon Musk.

Sipas të dhënave nga bilance zyrtare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në vitet 2022 dhe 2023 kompania nuk ka patur asnjë të ardhur nga aktiviteti i saj në Shqipëri.

Shërbimi i internetit satelitor që ofrohet nga Starlink funksionon përmes një pajisje të posaçme, e ngjashme me një antentë, e cila ka një kosto rreth 450 dollarë.

Me instalimin e saj, qytetarët ose bizneset mund të abonohen tek kompania Starlink me një tarifë mujore prej rreth 60 dollarësh dhe të kenë shërbim të shpejtë interneti pa kufi.

Avantazhi kryesor i Starlink është se ajo ofron shërbim interneti edhe në zonat më të thella, të cilat nuk kanë infrastrukturë fizike për mbulim me internet.

Edhe pajisja që mundëson shërbimin është e lëvizshme dhe praktike, ndaj mund të merret lehtësisht kudo edhe atëherë kur qytetarëve u duhet të lëvizin.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpallen 5 mijë vende të lira pune në portalin e punësimit
Artikulli tjetër Pas reagimit të Trump, TikTok-u nis të rikthehet për përdoruesit amerikanë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.