KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 9:08 am
28 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas lajmit se një konteiner nga Durrësi me mallra ishte nisur gabimisht për në Pire të Greqisë.

Dogana sqaron sesi u ndalua fillimisht konteineri me mallra të dyshuara imitime dhe më pas u bllokua për verifikim, por u dërgua gabimisht në Greqi.

Kontenieri tashmë është kthyer në Portin e Durrësit dhe nga verifikimi paraprak, Drejtoria e Doganave thotë se ka rezultuar se nuk ka ndryshime në plumbosjen e tij. Kontenieri do të hapet nga strukturat e hetimit doganor dhe Prokuroria e Durrësit.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Në lidhje me publikimet në media për veprimet e strukturave doganore në Portin e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se, në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, është ushtruar kontroll, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, në një kontenier të deklaruar me deklaratë tranziti. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se kishte mallra të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në zbatim të procedurave ligjore u vendos bllokimi i mallit, deri në mbërritjen e përgjigjes përfundimtare, nëse këto mallra rezultonin si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale ose jo.

Në vijim, u mundësua vënia në dispozicion e një kontenieri bosh për magazinimin e mallrave, i cili u plumbos dhe u vendos në Zonën e Monitorimit. Më pas ky kontenier është përdorur për të depozituar edhe dy bllokime të tjera lidhur me mallra të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, sipas procesverbaleve përkatëse.

Më datë 09.04.2026, pasi strukturat doganore mbaruan kontrollin e një deklarate tranziti, ku u gjetën sërish mallra të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, u vendos që këto mallra të depozitoheshin dhe të bllokoheshin tek ky kontenier, ku ishin të depozituara e bllokuara edhe sasitë e mëparshme. Gjatë kqyrjes u vu re se kontenieri nuk ndodhej në Zonën e Monitorimit.

Autoriteti Doganor menjëherë mori kontakt me Autoritetin Portual që menaxhon Terminalin e Kontenierëve dhe nga informacioni i dhënë rezultoi se mjeti (kontenieri) ishte imbarkuar në një anije kontenierike të regjistruar në regjistrin e nisjeve si një kontenier bosh.

Në vijim, u kontaktua me përfaqësuesin e agjencisë detare, i cili ka bërë me dije se, kontenieri është imbarkuar në anije më 02.04.2026 si kontenier bosh.

Sapo u mor dijeni, u fillua hetimi procedural nga strukturat e hetimit doganor dhe u administruan të gjithë dokumentet e kësaj procedure.

Kontenieri tashmë është kthyer në Portin e Durrësit dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka ndryshime në plumbosjen e tij. Kontenieri do të hapet nga strukturat e hetimit doganor dhe Prokuroria e Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjithë organet kompetente për sqarimin ligjor të rrethanave për lëvizjen e mallrave të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, të bllokuara dhe plumbosura sipas procedurës përkatëse. Krahas veprimeve të prokurorisë, në çdo rast do të vlerësohet edhe përgjegjësia disiplinore e doganierëve.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën

Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?

Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kapja e Maduro-s përfundon në skandal
Artikulli tjetër Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballësh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
Ministri i Financave mashtroi në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit
Aktuale Finance Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Çmimet për finalen e Botërorit arrijnë në nivele ekstreme
Analize Bota Finance Sociale Sporti 24 Prill, 2026
Televizioni publik i Sllovenisë bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit
Analize Fokus Kulture Rajoni Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.