KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kredia e nis me rritje edhe vitin 2025, 36% më shumë për janarin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kredia e nis me rritje edhe vitin 2025, 36% më shumë për janarin
AktualeAnalizeFinanceSociale

Kredia e nis me rritje edhe vitin 2025, 36% më shumë për janarin

Përditësimi i fundit: 28 Shkurt, 2025 10:41 am
214 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreditimi i ekonomisë e nisi në rritje edhe vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin janar sektori bankar dha gjithsej 31.9 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 36% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Kjo është njëkohësisht edhe vlera më e lartë historike e kredisë së re për muajin e parë të vitit. Rritja e kredisë ishte veçanërisht e lartë në segmentin e individëve. Kredia e re për individët arriti vlerën e 9.5 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 42%.Në kredinë për individët, gjatë janarit u vërejt një rritje e shpejtë e kredisë ne euro, ndërsa sipas qëllimeve kredia po vazhdon të rritet si për blerjen e banesave, ashtu edhe për nevoja konsumi.

Në rritje me ritme dyshifrore ishte edhe kredia për bizneset. Vlera e kredisë së re arriti në 19.6 miliardë lekë, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.

Kreditimi duket se po vazhdon të ndjekë ritmin e shpejtë të rritjes së vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredisë së re të disbursuar në 2024 arriti në 379.8 miliardë lekë, në rritje me 19% krahasuar me vitin 2023.

Rritja e kredisë po mbështetet nga ecuria pozitive e ekonomisë reale, veçanërisht në sektorët e shërbimeve të lidhura me turizmin dhe nga pasuritë e paluajtshme.

Kërkesa po mbështete edhe nga normat relativisht të ulëta të interesit. Banka e Shqipërisë uli dy herë normën bazë vitin e kaluar, ndërsa likuiditeti i lartë në tregun financiar solli një zhvendosje në ulje të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë.

Yield-et e ulëta të instrumentit benchmark, bonove 12-mujore, përcillen në normat e interesit të kredisë në lekë, duke i mbajtur në një terren ende mjaft tërheqës kostot e financimit për sektorin privat. Yield-et e bonove 12-mujore ndodhen shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën lekë në dhjetor të vitit të kaluar ishte 4.52%, nga 4.85% që kishte qenë një vit më parë. Gjithashtu, norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi në dy muajt e fundit të 2024 ishte më e ulëta në dy vitet e fundit.

Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 840.9 miliardë lekëve. Portofoli i kredisë u rrit me më shumë se gjashtë miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2024.

Me bazë vjetore, portofoli total i kredisë ishte në rritje me 13.5%, duke ruajtur ritme të ngjashme të rritjes me ato të fundit të vitit të kaluar.

Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 14.3%, ndërsa individët 13.8%. Një efekt negativ ka dhënë tkurrja e portofolit të kredisë së ndërmarrjeve shtetërore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin

Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë

Korrupsioni u shtua, thonë 6 në 10 shqiptarë

Gjykata Kushtetuese kalon në senacë plenare tre ankime kundër akteve të qeverisë

Dy gazetarë në konkurencë, publikojnë nga një libër për “McGonigal”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh
Artikulli tjetër Në Bursën e Energjisë u tregtua 310 milionë euro energji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Nëntor, 2026
Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës
Aktuale Analize Bota Finance Politike 26 Nëntor, 2026
PD çon reformën territoriale në Kushtetuese
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.