KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kur dy avionë kushtojnë sa i gjithë buxheti i bujqësisë dhe zhvillimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kur dy avionë kushtojnë sa i gjithë buxheti i bujqësisë dhe zhvillimit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kur dy avionë kushtojnë sa i gjithë buxheti i bujqësisë dhe zhvillimit

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2025 9:17 am
211 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Një pamje tipike e verës në Shqipëri – një rrugë e vaposur në qytet, një burrë me kanatiere, me një zorrë në dorë, i cili lag rrugën. Në atë botë të vogël, uji merr përpara pluhura, plehra, një ndjesi pastërtie, e vapa largohet për pak çaste.

Një hap e ndan atë ta imagjinojë veten nga një lagës i rrugëve me zorrë, si mënyrë e thjeshtë relaksi, e kush ka para për pushime në bregdet, në një pilot i aeroplanëve zjarrfikës që hedhin ujë mbi pyjet për të shuar zjarret.

Në fillim të verës së këtij viti, rritja e prodhimit të mjaltit dhe numrit të koshereve u pa si lajm mjaft i mirë.

Madje shumë media e përkthyen në atë që do të zëvendësojmë tani me mjaltë e dyllë, qumështin e djathin. Lopët e stallat që po reduktohen si numër, me bletët dhe kosheret në rritje.

Rritja e bletëve erdhi si pasojë e rritjes së madhe të sipërfaqes së territorit të mbuluar me shkurre e vegjetacion, e përkthyer në më shumë ushqim për bletët.

Kjo rritje e madhe e masës së shkurreve ka ardhur si pasojë e reshjeve të shpërndara pak më rregullisht gjatë viteve të fundit, por më së shumti si pasojë e uljes së aktivitetit bujqësor e blegtoral, si rezultat i largimit të popullsisë dhe reduktimit të numrit të bagëtisë, çfarë ka sjellë ulje të konsumit të biomasës nga bagëtitë e imta, deleve dhe më së shumti të dhive.

Reduktimi i vazhdueshëm i prerjeve të shkurreve për dru zjarri apo gatim, nga një popullsi gjithnjë e më e vogël rurale dhe që përdor elektricitetin e pajisje shtëpiake për gatim e ngrohje, kanë ndikuar që masa e tyre të rritet shpejt.

Por, të kthehemi pak mbrapa në kohë.

Pse në kohën e socializmit binte flama në pyje?

Është e vërtetë, zjarre si ato që shohim sot nuk e dinim të pasqyroheshin nga mediat e kohës dhe kjo përmendet si një arritje nga nostalgjikët. Por, a ishte kjo gjë e vërtetë për pyjet tona?

Jo, sepse problemi nuk ishte flaka e zjarrit nëpër pyje, por zjarri tjetër, ai “i heshturi” që digjej çdo ditë në miliona soba dhe në kantieret e fabrikat socialiste. Mungesa e flakëve në pyje atëherë fshihej mbrapa një shkatërrimi sistematik dhe shumë më të thellë.

Analizat e pas viteve ’90 nga Banka Botërore dhe FAO tregojnë një realitet të frikshëm, gjatë periudhës socialiste, rreth 500,000 hektarë pyje u degraduan ose u shpyllëzuan plotësisht, sa një e treta e fondit pyjor të vendit.

Pyjet e vjetra të ahut dhe të dushkut u zhdukën pothuajse fare. Përmes fushatave për “hapjen e tokave të reja”, rreth 200,000 hektarë pyje u kthyen në toka bujqësore, shpesh në shpate kodrinore të papërshtatshme.

Shkatërrimi i pyjeve ushqehej nga dy fronte: Shteti – me planet pesëvjeçare, ekonomia kërkonte prerje masive lëndësh drusore.

Kuotat vjetore arrinin shifra të papërballueshme nga pyjet, 1.5 deri në 2 milionë metra kub lëndë drusore në vit.

Popullsia – për shkak të izolimit dhe varfërisë, druri ishte i vetmi burim energjie.

Vlerësohet se konsumi familjar për ngrohje dhe gatim arrinte deri në 800,000 metra kub në vit.

Këto sasi nuk arrinin të rigjeneroheshin nga rritja natyrore dhe çdo vit vendi shkretohej nga pyjet vit pas viti.

Zonat e djegura mund të ringjallen përsëri, por pyjet e prera dhe tokat e shpyllëzuara kërkojnë shumë më shumë kohë.

Cili ishte dëmi afatgjatë?

Një zjarr në pyll është një katastrofë e dukshme, por shpyllëzimi e prerjet sistematike shkaktuan dëme të mëdha e të pakthyeshme, erozionin.

Si pasojë e zhveshjes së shpateve të maleve e kodrave, vlerësohet se mbi 70% e territorit të Shqipërisë u prek nga erozioni, duke humbur përgjithmonë tokë pjellore dhe duke mbushur me llum liqenet e hidrocentraleve.

Ndërsa flakët mungonin, pyjet tona nuk po mbijetonin. Ato po konsumoheshin frikshëm e në mënyrë të planifikuar.

Çdo vit sipërfaqe me dhjetëra mijë hektarë zhdukej në heshtje, dru pas druri, në soba, dhe në plane pesëvjeçare. Ishte një shkatërrim, pa flakë në horizont, por me pasoja që i ndiejmë edhe sot.

Këto masakra ndaj natyrës atëherë e kanë bërë sot një pjesë të shoqërisë shumë më të ndjeshme që të mbrojë pyjet dhe vegjetacionin.

Regjimi i atëhershëm, siç duket, e kuptonte deri diku shpyllëzimin katastrofik dhe kishte shpallur Dhjetorin si muaj të mbjelljes së drurëve e ripyllëzimit.

E ndërkohë kishte identifikuar dhe një faktor shpyllëzimi, i cili nuk kishte si të ishte ai vetë, por ishin dhitë. Dhitë, për shkak se ushqehen me çdo lloj vegjetacioni dhe preferencës për lastarë dhe bimë të reja, nuk lejojnë që pyjet të rigjenerohen.

Numri i dhive u shkurtua në masë të madhe, gjatë viteve të fundit të socializmit, por ato mbetën problematike sepse mbarështimi i tyre mbeti tradicional ekstensiv, dhe jo i bazuar në rritjen intensive me stalla dhe ushqim të integruar.

Por, nëse e marrim të mirëqenë që në socializëm nuk kishte zjarre verore në pyje, gjë nuk e dimë a është vërtetë, do të shikojmë tre faktorë kryesorë: popullsi e lartë rurale, përndryshe prani e detyruar e njerëzve në çdo pjesë të territorit, inxhinierë e punëtorë të shumtë pyjorë dhe një masë e ulët vegjetacioni si pasojë e kullotjes ekstensive të bagëtive.

Një strategji moderne parandaluese do të përdorë pikërisht këto mënyra, por nuk mund të detyrojë njerëzit të jetojnë në male dhe pyje, nuk mund të ketë një numër të madh punëtorësh pyjorë, nuk mund të ketë mbarështim ekstensiv të bagëtive.

Ndërsa për menaxhimin direkt të pyjeve mund të flasin më mirë inxhinierët pyjorë, të shikojmë se si politikat dhe programet rurale e bujqësore mund të shërbejnë për parandalim.

Stimulimi i menaxhimit proaktiv të Tokës

Shkaku kryesor i përhapjes së zjarreve në vendet mesdhetare është ikja e popullsisë së fshatrave, veçanërisht e asaj aktive, e fermerëve, e barinjve, e të rinjve.

Sipërfaqja e tokës se ku nuk ka aktivitet bujqësor dhe sadopak mbikëqyrje është rritur ndjeshëm dhe bashkë me të, edhe masa e vegjetacionit.

Për pak perspektivë, Spanja ka rreth 2,5 milionë ha tokë bujqësore të braktisur dhe biomasa ka një rritje me mbi 150%. Fermerët e banorët ruralë duhet të trajtohen si partnerë, si mënyra më e mirë e parandalimit të zjarreve, e jo si problem.

Stimujt ekonomikë mund ta transformojnë rolin e tyre nga vëzhgues pasivë në kujdestarë aktivë të një territori rezistent ndaj zjarrit.

Një program mund të jetë dhe programi “Fshat i Sigurt, Njerëz të Sigurt”. I frymëzuar nga nisma e suksesshme e Portugalisë “Aldeia Segura, Pessoas Seguras”, ky program e bën çdo fshat me rrezik të lartë një pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e vetvetes.

Duke zbatuar këtë strategji ku në qendër të saj janë njerëzit, Shqipëria mund të ndryshojë rrënjësisht marrëdhënien e saj me zjarrin.

Në vend të një kërcënimi sezonal që duhet luftuar, ai bëhet një rrezik i përbashkët që duhet menaxhuar.

Kur komunitetet fuqizohen me struktura, njohuri dhe një interes të prekshëm, ata bëhen çelësi për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Kostot e eliminimit dhe parandalimit

Një aeroplan i ri kundër zjarreve “Canadair” kushton rreth 50 milionë euro dhe rreth 1 milion euro në vit duhen që ai të jetë funksional, si mirëmbajtje, paga pilotësh, karburant, etj.

Por, 50 milionë euro janë të gjithë fondet që merr e gjithë bujqësia shqiptare në formë subvencionesh dhe nëse janë dy avionë, një i ri e një i përdorur, fondet që nevojiten e kalojnë të gjithë buxhetin që merr gjithë bujqësia dhe zhvillimi rural në Shqipëri.

Ndërsa janë mjaft efektivë, ata nuk mund të shuajnë 100% të zjarreve, por pyetja është nëse një pjesë e mirë e këtyre fondeve për aeroplanë do të investohen si më sipër te parandalimi, me anë të menaxhimit të territorit dhe me njerëzit, a do të ishte kjo më efektive?

Në vendet mesdhetare, njerëzit bashkëjetojnë me zjarret prej mijëra vjetësh që kur ata i populluan këto territore, por nëse shikojmë në kohërat e historisë së re qindra vjeçare, e dimë se kemi pasur shumë më tepër pyje, që do të thotë se zjarret natyrore nuk i zhbëjnë pyjet, por janë njerëzit.

Dy aeroplanë për shuarje zjarresh nuk mund të kushtojnë sa një buxhet ministrie, përndryshe duhet të riformatojmë shtetin.

Investimi ynë duhet të jetë në mentalitet, në planifikim, në territor, në praktikat rurale e bujqësore, në inxhinierinë pyjore.

Nëse një imazh ndihmon, përfytyroni një imazh idilik e baritor, bagëti që kullosin, territor me bujqësi mozaik, pemë me fruta, e një fermer i cili punon arën, e jo ai qytetari me zorrë në mes të rrugës që ëndërron të hedhë ujë me aeroplan mbi zjarre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Risitë në 2025, bizneset 10% të xhiros, nga shitjet online
Artikulli tjetër Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.