KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit shqiptar?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit shqiptar?
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit shqiptar?

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 11:00 am
124 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Përmes mijëra mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, prokuroria e posaçme SPAK, ka mundur të zbulojë një seri fotografish, jo vetëm të sasive të drogës, fitimeve maramendëse në euro, flotën e avionëve por edhe fotografitë e disa prej trafikantëve kryesorë të trafikut të drogës.

Një pjesë e mirë e këtyre fotografive është kthyer në çelësin kryesor për të identifikuar kodin “Sky” të përdoruesve, duke çuar në zbulimin e tyre mjaft lehtë nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Mes shume bisedave që bën me Franc Gergely dhe Julian alias Fadil Balla, i dërgon foton e tij personale, duke çuar në identifikimin e menjëhershëm të tij.

Kjo ka sjellë më pas ndjekjen e detajeve të identifikimit si data ditëlindjesh, foto pasaporte, pamje të bizneseve të njohura që po ndërtonin në Shqipëri, duke çuar në zbulimin e mëtejshëm të personave të tjerë, të cilët ishin pjesë e këtij trafiku ndërkombëtar të drogës.

Detajet tregojnë se në komunikimet e administruara nga hetuesit shfaqen sasi të konsiderueshme droge dhe parash, por edhe ora luksoze të markës Richard Mille, ar, armë zjarri dhe sende të tjera me vlerë të lartë.

Fotografitë hedhin dritë mbi mënyrën se si anëtarët e dyshuar të organizatës dokumentonin dhe ndanin me njëri-tjetrin pasurinë dhe aktivitetin e tyre.

Por përtej imazheve të luksit, hetimet e SPAK zbulojnë edhe përmasat e dyshuara të trafikut ndërkombëtar të kokainës, me ngarkesa të mëdha droge që synonin tregun europian.

Në dosje përfshihen gjithashtu dyshime për korruptimin e zyrtarëve të lartë në Paraguai, si dhe bashkëpunime për sigurimin dhe transportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Europës.

Materialet e zbardhura nga komunikimet e enkriptuara përbëjnë një pjesë të rëndësishme të provave të administruara nga hetuesit për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar të grupit Çela-Çopja dhe lidhjet e tij në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Pagë mujore komandantit të policisë dhe ministrit të antidrogës

Ervis Çela, një prej personave të dyshuar si pjesë e organizatës kriminale Çela-Çopja, pretendonte se kishte krijuar lidhje dhe paguante zyrtarë të lartë të policisë dhe institucioneve të antidrogës në Paraguai, me qëllim garantimin e mbrojtjes për aktivitetin e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Këto detaje dalin nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, të administruara në dosjen hetimore të SPAK. Në një bisedë me Franc Copjan, Ervis Çela, nga Peqini, pretendonte se kishte siguruar mbështetjen e autoriteteve vendase, duke deklaruar se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar gjatë qëndrimit në Paraguai.

“Jam i mbrojtur me shtet këtu… Nuk e kam hall fare këtu… Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rrogë mujore… Ministrin e antidrogës i jap rrogë. 3/4 gjykatësve të fortë i jap rrogë…”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Sipas dokumenteve të hetimit, nga letërporositë e mbërritura prej autoriteteve paraguajane rezulton se Ervis Çela kishte përdorur në këtë shtet një identitet dhe pasaportë të falsifikuar, në emrin Joze Medardo Rodriguez Aguilar, me kombësi ekuadoriane. Ai kishte qëndruar në zonën e Aguilar.

Në dosje dokumentohet gjithashtu bashkëpunimi i tij me shtetasin brazilian Clayton Santos Lima për sigurimin dhe trafikimin drejt Europës të sasive të mëdha të kokainës.

Në Paraguai ka udhëtuar dhe qëndruar edhe Ardian Çela, njëri prej vëllezërve të Ervisit. Ndërsa disa udhëtime drejt këtij shteti ka kryer edhe Fadil Balla, i njohur me emrin Julian dhe nofkën “Shijaksi”. Ky i fundit, sipas dosjes, është pronar i resortit “Ajman”, të sekuestruar nga SPAK, dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për përfshirje në organizatën kriminale.

520 milionë euro të qarkulluara në dy vite

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimeve lidhet me përmasat financiare të aktivitetit të dyshuar kriminal. Sipas SPAK, vetëm gjatë një muaji organizata kishte gjeneruar dhe grumbulluar rreth 151.3 milionë euro, ndërsa pritej të siguroheshin edhe 40 milionë euro të tjera.

Konkretisht, nga komunikimet në Sky ECC mes Renato Musakut dhe Petrit Lakatos, në periudhën 9 nëntor 2020 deri më 7 dhjetor 2020, rezulton se ishin gjeneruar dhe grumbulluar 151.380.000 euro.

Ndërsa nga nëntori 2019 deri në mars 2021, sipas dosjes së SPAK, organizata Çopja ka qarkulluar jo më pak se 520 milionë euro, të ardhura të dyshuara nga trafiku i kokainës.

12 ton kokainë drejt Europës

Në komunikimet e zbardhura, Franc Copja flet edhe për një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës që, sipas tij, organizata kishte arritur të trafikonte drejt Europës.

Bëhet fjalë për 12 ton kokainë, të cilat ai i cilësonte si një rekord historik, duke përmendur se droga ishte fshehur në paleta me kuti boje. Në bisedë, Copja krahasonte këtë sasi me rekordin e mëparshëm prej 8.7 tonësh dhe tregonte se fillimisht ishte planifikuar transportimi i 15 tonëve, por 3 tonë nuk ishin futur në ngarkesë.

“Puna ma e madhe në histori që ka hy i herësh në Europë, 12 ton, 8,7 ka qenë rekordi. Ka qenë për 15 ton, po s’i futa 3 ton”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Oferta për armë nga Paraguai

Komunikimet e Sky ECC zbulojnë edhe një tjetër aspekt të bashkëpunimit mes Ervis Çelës dhe Franc Copjas. Sipas dosjes, Çela i kishte ofruar këtij të fundit mundësinë për të siguruar armë nga Paraguai.

Bëhej fjalë për pistoleta dhe armë të gjata, të pajisura me silenciator dhe të prodhuara në fabrikë. Ky komunikim është një tjetër element i administruar nga hetuesit në kuadër të dokumentimit të lidhjeve dhe aktivitetit të dyshuar të organizatës jashtë Shqipërisë.

Fotografitë e armëve, kokainës, arit dhe parave, së bashku me bisedat për korruptimin e zyrtarëve, trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe sigurimin e armëve, përbëjnë një pjesë të materialeve mbi të cilat SPAK ka mbështetur hetimet ndaj grupit Çela-Çopja.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 15 vite premtime mbi shina, që nuk mbërritën kurrë në stacion
Artikulli tjetër Kush është shqiptari që u urdhërua nga dy iranianë, për ekzekutimin e biznesmenit izraelit në Greqi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.