KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është shqiptari që u urdhërua nga dy iranianë, për ekzekutimin e biznesmenit izraelit në Greqi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush është shqiptari që u urdhërua nga dy iranianë, për ekzekutimin e biznesmenit izraelit në Greqi
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Kush është shqiptari që u urdhërua nga dy iranianë, për ekzekutimin e biznesmenit izraelit në Greqi

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 11:02 am
178 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shpëtim Musliu është një nga personat e përfshirë në hetimet për një plan të dyshuar terrorist me urdhër nga dy iranianë, ku objektiv ishte një biznesmen izraelit në Greqi, drejtues i lartë i një kompanie të industrisë së prodhimit të armëve në Izrael.

Musliu, i lindur më 21 dhjetor 1996 dhe banues në Kumanovë, është mes personave që dyshohet se ishin rekrutuar për të realizuar atentatin në territorin grek. Sipas informacioneve të mësuara nga korrespondenti i Top Channel, ai është një prej katër shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se kanë qenë pjesë e kësaj celule.

Sipas të dhënave të hetimit, grupi drejtohej nga Edriz Mavaneh, ndërsa në të dyshohet se ishin të përfshirë edhe dy shtetas iranianë. Njëri prej tyre, i identifikuar si Mabanex, dyshohet se siguronte financimin e operacionit, me urdhër të shërbimeve iraniane të inteligjencës.

Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare në Evros. Në një përpjekje të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke kishin marrë informacion nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut lidhur me aktivitetin e dyshuar të celulës.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se grupi ishte mbajtur nën përgjim për afro një vit, ndërsa dyshimet lidhen me përgatitjen e një atentati ndaj biznesmenit izraelit.

Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të identifikimit të personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me celulën, përfshirë kontakte të mundshme në qarqet e komunitetit mysliman në Greqi.

Hetuesit po përpiqen të zbardhin të gjithë rrjetin e dyshuar, mënyrën e financimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në këtë çështje.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit shqiptar?
Artikulli tjetër Të studiosh në Shqipëri, një sfidë ekonomike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.