KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 4:15 pm
188 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Organizatat në mbrojtje të mjedisit, arkitektë dhe qytetarë të angazhuar në protestat kundër projektit të turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë u bënë thirrje aktitektëve të huaj që mblidhen sot në Tiranë për edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, “Bread&Heart”, që të mos bëhen bashkëfajtorë në atë që ata e quajnë “zbukurim artistik i politikave të buldozerëve”.

Përmes një letre të hapur, mbi 124 individë dhe organizata lokale u kërkojnë pjesmarrësve të festivalit që të pyesin dhe të flasin për atë që po ndodh në Nartë, si dhe të mos lejojnë që prania e tyre në Shqipëri të instrumentalizohet.

“Teksa jeni mbledhur nën temën “Landscapes of Abundance”, keni për të dëgjuar zërat e protestës jo shumë larg vendit ku po zhvillohet festivali. Prej ditësh tashmë, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar atë që ne e shohim si një padrejtësi të madhe mjedisore: shkatërrimin e një prej peizazheve më të bukura dhe më të rëndësishme të vendit,” thuhet në letër.

Në letrën e hapur theksohet se punimet në Pishë Poro–Nartë po vazhdojnë pa leje të publikuara, pa një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis të bërë publik dhe pa asnjë konsultim publik apo transparencë mbi investitorët, teksa forcat private të sigurisë shtypën në mënyrë të paligjshme protestat qytetare vetëm pak ditë më parë.

Kjo situatë vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024, prej të cilave Kuvendi i Shqipërisë hapi zonat e mbrojtura për zhvillime turistike luksoze. Në letër theksohet se sot po dëshmohet zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi, ndërsa publiku mbahet në terr informativ.

Firmëtarët i bëjnë thirrje arkitektëve të huaj dhe atyre vendas si dhe pjesmarrësve të tjerë të festivalit që ta vendosin çështjen e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë në zemër të aktivitetit, edhe në përputhje me tematikën e edicionit të këtij viti.

“Një kremtim i peizazhit që injoron peizazhet që shkatërrohen, nuk është më një bisedë për peizazhin. Është një performancë që i shërben thellësisht këtij shkatërrimi,” theksohet më tej në letër.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi
Artikulli tjetër SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë, për ish-deputeten Klotilda Bushka

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.