KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 4:13 pm
199 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Thuajse çdo ditë gjatë 5 viteve të fundit, lajmet kanë raportuar për zyrtarë apo grupe kriminale që hetohen dhe vihen para drejtësisë. Por a mjafton kjo? Pikëpyetja më e madhe mbetet: pse korrupsioni vazhdon të mbijetojë në Shqipëri?

Në raportin e publikuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), evidentohet se ka pasur përmirësim në hetimin penal të rasteve të korrupsionit. Megjithatë, raporti nënvizon se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të kufizohet vetëm te goditja e zyrtarëve apo grupeve kriminale, por duhet të shkojë më tej, deri te goditja e vetë sistemit që e prodhon dhe e mban gjallë atë.

Një nga gjetjet kryesore të raportit është se shumë raste klasifikohen si korrupsion i nivelit të lartë vetëm për shkak se përfshijnë zyrtarë të lartë, ndërkohë që shpesh nuk analizohet dëmi real ekonomik dhe institucional që shkaktohet.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se duhet të flitet më shumë për dëmet ekonomike që sjell korrupsioni.

“Flitet shumë për kostot e drejtësisë, por jo për kostot e korrupsionit dhe dëmet që ai shkakton”, tha Gonzato.

Një tjetër element i evidentuar në raport është evoluimi i skemave të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot, korrupsioni nuk shfaqet më vetëm përmes ryshfetit klasik, por edhe përmes përdorimit të procedurave ligjore dhe mekanizmave institucionalë për të legjitimuar vendime të paracaktuara.

Për prokurorin e SPAK, Vladimir Mara, kjo e bën korrupsionin më të vështirë për t’u zbuluar dhe provuar.

Megjithatë, Mara theksoi se SPAK tashmë ka kthyer në praktikë nisjen paralelisht të hetimit penal dhe atij pasuror.

“Gjurmimi i pasurive, konfiskimet dhe sekuestrimet mbeten ende sfidë dhe kërkojnë mjete të sofistikuara”, tha Mara.

Raporti thekson se problemi kryesor mbetet sistemi dhe jo vetëm individët, pasi korrupsioni në Shqipëri konsiderohet një fenomen strukturor.

Mara shtoi gjithashtu se goditja e aseteve është elementi kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Një zyrtar mund të zëvendësohet, një grup kriminal mund të ristrukturohet, por nëse u merren asetet, atëherë ata goditen realisht”, u shpreh ai.

Një tjetër gjetje e raportit është lidhja e ngushtë mes korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për gjyqtarin e GJKKO-së, Engert Pellumbi, korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të trajtohen si një fenomen i integruar, pasi korrupsioni shërben si urë lidhëse për aktivitetet kriminale.

“Vëmendja duhet të përqendrohet te trekëndëshi: Biznes – Zyrtarë të lartë – Krim i organizuar”, tha Pellumbi.

Ai theksoi gjithashtu se nuk duhet të mjaftohemi me rezultatet e deritanishme, por se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë konsistente dhe afatgjatë, duke treguar se strukturat e posaçme nuk kanë ndërmend të ndalen.

Pastrimi i parave vijon të mbetet një problem madhor, ndërsa fokusi kryesor i korrupsionit mbetet te kontratat dhe projektet publike.

Për ambasadorin e Vendeve të Ulëta, Reinout Vos, reformat nuk duhet të mbeten vetëm teori apo nënshkrime në letër, por duhet të jenë të zbatueshme dhe afatgjata për të garantuar funksionimin e një shteti demokratik.

Në mbyllje, gjyqtari Engert Pellumbi solli një mesazh të frymëzuar nga Viktor Hygo:

“Hapja e një shkolle sjell mbylljen e një burgu”.

Ky mesazh kujton se lufta kundër korrupsionit dhe krimit nuk fitohet vetëm duke numëruar të arrestuarit apo të dënuarit, por duke edukuar shoqërinë dhe duke krijuar qytetarë të ndërgjegjshëm.

Një shoqëri më e arsimuar dhe më e vetëdijshme prodhon më shumë individë të përgjegjshëm sesa zyrtarë të korruptuar.

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përmet/ Plagosen dy persona me lëndë plasëse
Artikulli tjetër Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.