KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Manipulimi i votave në Prizren/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për 23 persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Manipulimi i votave në Prizren/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për 23 persona
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Manipulimi i votave në Prizren/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për 23 persona

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 10:56 am
306 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Themelore e Prizrenit ka urdhëruar një muaj paraburgim për 23 të dyshuar lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit.

Ata dyshohen për një sërë veprash penale lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë veprën penale kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit, tha gjykata në një njoftim të dielën.

Të dyshuarit, të arrestuar të premten gjatë një aksioni të gjerë në rajonin lindor të vendit, janë komisionerë dhe vëzhgues që kanë marrë pjesë në numërimin e votave.
Gjykata tha se 21 nga 23 të dyshuarit akuzohen secili, për falsifikim të rezultatit të votimit.

Ndërsa, një e dyshuar tjetër, dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit dhe marrje të ryshfetit. Një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie ryshfeti.

Vendimi ndaj tyre vjen pas një aksioni të gjerë që autoritetet e kryen në Prizren të premten, ku i arrestuan 109 të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.
Kur rinumërimi ka përfunduar në pothuajse gjysma e vendvotimeve, del se rreth 80 mijë vota janë të pasakta, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se në mesin e të arrestuarve në Prizren kishte edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur të ndodhte pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, bëri thirrje të shtunën për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike.
“Komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”, shkroi Kurti në Facebook.

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit.

Pas Prizrenit, autoritetet janë duke kryer hetime tani edhe në Ferizaj dhe në Malishevë.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregtia online rritet, institucionet ngecin
Artikulli tjetër E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, nuk përgjigjet prej një jave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.