Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonin e Veriut njoftoi se autoritetet kanë nisur një hetim për priftin i cili zhvilloi një ceremonie fetare në automjete zyrtare të policisë, duke bekuar makinat e tyre brenda juridiksionit të Ministrisë.
Sipas mediave vendase, fotografitë, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ato tregojnë një prift duke kryer një ceremoni fetare dhe duke shenjtëruar automjete zyrtare të policisë në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në prani të oficerëve policorë.
Debati ka rihapur çështjen e kufirit mes zakoneve fetare dhe funksionimit të institucioneve shtetërore laike, si dhe nevojën për rregulla të qarta dhe llogaridhënie në hapësirën publike. Reagime të ngjashme pati edhe një vit më parë, kur në ambientet e Kuvendit u zhvillua një ceremoni fetare.
Marrë nga Alsat.mk